Komisioni për projektligjin e sportit

Sport

Projektligji për sportin, Komisioni Etikës voton ndryshimet! Akuzon opozita: CAS-i i njëanshëm, po i shërbeni Fidel Yllit

24 Qershor, 17:06| Përditesimi: 24 Qershor, 17:28

  • Share

Projektligji, për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘për sportin, i ndryshuar’, është miratuar në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik edhe pse pati kundërshtinë dhe votat kundër të opozitës. Çështjet që krijuan më shumë debat ishin kompetencat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të organizuar aktivitet sportive, konkretisht neni 2 i ndryshimeve, por edhe neni 6 për Këshillin e Arbitrazhit Sportiv ose ndryshe CAS-in shqiptar.

Ina Zhupa, deputet e pd-së: “Ju nuk pranoni as një ndryshime sepse ju e keni ndarë mendjen që ky projektligj, ti shërbejë pa doreza Fidel Yllit dhe KOKSH. Interesa klienteliste, minimalisht politike. Vetë ju e keni pranuar që skeni bërë asnjë konsultim me federatat. Kërkojmë pavarësi për CAS dhe ju u duket e tepërt. Doni ta vendosi KOKSH, me rregulloren dhe gjykimin e KOKSH. Kur federatat të shkojnë përballë KOKSH-it të vrasin veten. Me këtë ligj jo vetëm CAS normal s’do keni, por do krijoni n jë amulli në botën e sportit, në vendimarrjen e federatave për një drejtësi që s’garacon drejtësi sportive, por një pushtet të pakufizuar të një njeriu në krye të KOKSH, me lidhje të jashtëzakonshme politike.

Erzen Tola, sekretar i MAS: “E kemi sqaruar, por do e përsëris. Ligji ka një ndryshim thelbësor. CAS sipas ligjit në fuqi është organ kolegjial brenda KOKSH, kështu është miratuar në ligjin në fuqi. Në propozimin tonë e kemi nxjerrë CAS nga KOKSH-i dhe e kemi bërë person jurdik më vetë, në formën e qendrës, organizatë jofitmprurëse.”

I vetmi nen që bëri bashkë opozitë dhe pozitë ishte neni 5 për ‘Olimpikun Special Shqiptar’, që i jep mundësi sportistëve me aftësi ndryshe intelektuale fizike dhe mendore, të njihen për rezultatet dhe shpërblehen për arritjet.

Gersi Troka, medalist olimpik në not: “Kam fituar shumë medalje, por fatkeqësisht por nuk janë të njohura nga shteti. Ligji nuk i ka. Nuk hyra dot në universitet sepse nuk kishte kuota për njerëzit me aftësi speciale.

Projektligji me ndryshimet në ligjin për sportin do të kalojë tani për votim në parlamentin shqiptar.”

 

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?