Sport

Projektligji për sportin shkakton përplasje në kuvend, Zhupa për CAS-in: Favorizohet Fidel Ylli! Manastirliu: Juristët i zgjedh asambleja e KOKSH

26 Qershor, 16:12| Përditesimi: 26 Qershor, 17:03

  • Share

Ardhja në parlament e ndryshimeve në ligjin për sportin, solli përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, me këta të fundit që akuzuan Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si të vënë në dispozicion për të fuqizuar kreun e KOKSH Fidel Yllin. Më shumë debat krijoi neni për gjykatën sportive të CAS.

“Me ç’llogjikë MAS vendos që arbitrazhin e CAS ta përcaktojë KOKSH-i dhe më pas KOKSH-i të jetë palë e gjykuar?”-pyeti Ina Zhupa, deputete e PD-së, e cila ka qenë edhe kryetare në komisionin përgjegjës ku është disktuar ky projektligj.

“Këshilli i arbitrazhit sportiv mbetet në formën dhe mënyrën se si do të organizohet njësoj edhe pas këtyre ndryshimeve që po propozojmë që ndryshon vetëm formën fizike. Pra vetëm se si do të rregjistrohet në gjykatë. Sa i përket mënyrës sesi do zgjidhen juristët në këshillin e arbitrazhit sportiv i përket rregullores e cila miratohet nga asambleja e KOKSH, që përbëhet nga të gjitha federatat,”-u përgjigj ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

“Ju keni bërë një ligj që jeni konsultuar dhe keni marrë ekspertizë vetëm nga Fidel Ylli. Me zë dhe figurë e pranuar në komision nga ky i fundit,”-replikoi deputetja e PD-së Ina Zhupa.

Neni në projektligj për CAS-in shqiptar është edhe arsyeja që FSHF në asamblenë e përgjithshme votoi unanimisht pezullimin e marrëdhënieve juridike pa afat me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, që drejtohet nga Fidel Ylli.

Ne.k./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?