Këshilli Ndërfetar në Shqipëri i 5 përfaqësuesve të besimeve në vend kërkon zyrtarisht të ndërpritet diskutimi dhe shqyrtimi i projektligjit për surrogacinë dhe abortet i emërtuar p/ligji ‘“Për shëndetin seksual dhe riprodhues”,.
Përfaqësuesit e 5 besimeve fetare, kërkojnë të përfshihen në konsultime dhe dëgjesën publike të diskutimit të p/ligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”. Ky këshill përmes bordit të tij presidencial kërkon të paraqesë argumentet profesionale për draftin dhe efektet negative që ai mund të ketë për shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë.
Me një letër të hapur komunitetet fetare I drejtohen Kuvendit, komisionit përgjegjës parlamentar të çështjeve sociale dhe shëndetësisë, kryeministrit, ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, avokatit të popullit dhe Presidentit të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe më herët Koalicioni Shqiptar Pro Familjes përmes pastor Akil Pano e kundërshtoi diskutimin e këtij projektligji duke theksuar se Shqipëria nuk është gati për surrogacinë, pra për të bërë një marrëveshje ligjore ku një grua pranon të lindë një fëmijë në emër të një personi tjetër që kërkon të bëhet prind. Pra një lloj punësimi për të shfrytëzuar trupin e një grua për të lindur fëmijë për një tjetër që nuk e ka këtë mundësi nga ana mjekësore. Për këtë draft deputeti Tritan Shehu ka kërkuar seancë dëgjimore me Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu.
Drafti parashikon edhe riprodhimin in vitro dhe qartëson procedurat e aborteve në Shqipëri deri tek ruajtja e vezëve të pafekonduara në kushte ngrirje derisa gruaja të bëjë 53 vjeç. Pak ditë më parë dhe Parlamenti Evropian votoi kundër një nisme të tillë surrogacie duke e konsideruar këtë proces, shfrytëzim dhe trafikim të qenieve njerëzore. Me 563 vota Parlamenti evropian zyrtarisht e quajti surrogacinë një krim të ri në direktivën kundër trafikimit të Bashkimit Evropian.
Në fillim të këtij viti nga Këshilli Evropian propozoi që jo vetëm surrogacia, por edhe martesa e detyruar dhe birësimi i paligjshëm të quhen si lloje të shfrytëzimit, nën përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Argumentet e Këshillit Ndërfetar për projektligjin
C'pune keni ju me surrogacine dhe in-vitro?! Feja eshte e ndare nga shteti.Njerezit nuk do t'i marrin lejen Zotave kur,sa e si t'i lindin femijet,por kenaquni dhe mjaftohuni qe do te keni plot nga keta te lindur me kete menyre, per t'i pagezuar e vene emrin! Gjithandej po braktiseni pikerisht se fusni hundet aty ku nuk ju takon.
PërgjigjuPo per sterilizimin e te miturve a ke ndonje koment???