Projektligji/ Ulet numri i trupave inspektuese në biznese, kontrollohet do bëhen në bazë të deklarimeve online! Hajdari: Minimizon abuzimet

12 Maj 2022, 16:08| Përditesimi: 12 Maj 2022, 16:16

  • Share

Biznesi do të lehtësohet nga kontrollet pasi projektligji i hartuar nga qeveria parashikon uljen e trupave të inspektimit duke synuar më pak kontrolle dhe menaxhim më të saktë e korrekt pasi gjithçka do të jetë elektronike, u shpreh inspektori i përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

“Kemi 30 trupa inspektimi-inspektorati shtetëror dhe agjenci që kryejnë detyra inspektimi kërkojmë që të përqendrohen në 7 trupa me të njëjtat shërbime.I bashkojmë inspektoratet me njëri tjetrin dhe ulim numrin e inspektimeve. Ulim barrën mbi biznesin dhe shmangim inspektimet që i bën një inspektoriat për hesap të vet dhe një tjetër për hesap të vet”, u shpreh Hajdari.

Zëvendësministri i Financave Besart Kadia u shpreh se reforma do të mundësojë një treg me standardet e kërkuara.

“Minimizimi i ndëshkueshmërisë por objektivi drejt standardeve që ne kërkojmë për një treg konkurrues të paanshëm besoj që kjo reformë dhe rregullimi i plotë dhe zvogëlimi i numrit të inspektimeve që janë 180 mijë në vit. Mbaj mend që bizneset ankoheshin që nga një anë hyn një inspektor dhe nga ana tjetër në të njëjtën kohë nga ana tjetër hynte tjetri”, tha Kadia.

Në fund të takimit përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqatat e Biznesit përmes një shkrese drejtuar Zzv.ryeminstrit Arben Ahmetaj, i kërkuan se ka ardhur koha që Qeveria të përfundojë sa më shpejtë reformën e ndërmarrë për riorganizimin e trupave inspektuese. Kjo reformë ka nisur nga qeveria që prej vitit 2018, por ende nuk ka përfunduar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?