Projektohet Juventusi i madh, nis pjesa e dytë e merkatos te bardhezinjtë! Nga Morata, Zaniolo dhe Paredes

25 Korrik 2022, 11:48| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 17:00

  • Share

Pogba, Di Maria dhe Bremer duket se janë vetëm gjysma e merkatos së Juventusit, duke iu referuar lajmeve që vijnë nga mediat në Itali. ‘Zonja e vjetër’ kërkon përforcime në mesfushë dhe sulm, që është reparti më i zbuluar deri më tani.

Emri më i nxehtë është i Alvaro Morata-s, që Juve ka një pengesë të fortë për faktin se Atletico Madrid nuk dëshiron më huazime. Klubi spanjoll ka vendosur opsionin e vetëm shitjen dhe kërkon rreth 40 milionë euro. Duke qenë se sumuesi po i afrohet të 30-ve, ‘bardhezinjtë’ nuk e shohin të arsyeshme një investim të tillë, por fakti që trajneri Allegri e kërkon me ngulm besohet se kjo lëvizje mund të kryhet në ditët apo orët e fundit të merkatos.

Sa i përket Zanilo-s Juventus qëndron e palëkundur dhe po përgatitet për ofertën e duhur, por sipas ‘Tuttosport’ në horizont ka një lajm të keq. Për italianin e talentuar po interesohet edhe Tottenham, që në drejtimin e Conte-s po përpilon një merkato për ekip kampion.

Më afër nga të gjithë është Leandro Paredes. Juve e do për të përforcuar mesfushën dhe Paris SG është e gatshme ta lëshojë, por kërkon rreth 20 milionë euro. Deri më tani italianët janë të gatshëm ta huazojnë dhe sezonin e ardhshëm të pagujnë 15 milionë euro. Negociatat po vijnë dhe pritet që për këtë pistë shpejt të ketë ‘tym të bardhë’. Nga ana tjetër drejt largimit janë mesfushorët Rabiot dhe Arthur.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?