'Projektova burgun e Spaçit', arkitekti i revoltuar në prezantim të planit te Menaxhimit: Shfrytëzoni Arkivat

2 Maj, 12:42| Përditesimi: 2 Maj, 12:45

  • Share

Ndërsa po mbahet dëgjesa publike e radhës për Planin e Menaxhimit të Spaçit, me përfaqësues të MEKI-t, Chwb dhe Fondacionit 'Santagata', fjalën e ka marrë arkitekti dhe inxhinieri Bujar Ferra projektues i burgut, i cili ka kërkuar specifikisht:

-Shfrytëzimin e Arkivës për Spaçin për rindërtimin e memories për atë që ndodhi në ish-burg kampin, ku do të gjejnë edhe barakat, që sipas tij janë të nevojshme në punimet që do të bëhen.

Po ashtu arkitekti kërkoi që muzeu të bëhej brenda ndërtimit që ai projektoi.

Gjatë dëgjesës u specifikua se Fondacioni që do të menaxhojë indirekt Spaçin do të ngrihet nga MEKI, së cilës do ti transferohet edhe pronësia që aktualisht i takon një kompanie.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?