Emrat e të gjithë ish spiunëve të sigurimit që janë zyrtarë do të publikohen online. Kjo është një nga kërkesat e demokratëve përfshirë në Projektrezolutën për Dosjet e Sigurimit, pranuar nga PS dhe miratuar nga Kuvendi. Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime.
"Të intensifikojë punën për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare dhe të vijojë me digjitalizimin e tyre. Të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike", është kërkesa e demokratëve.
Debati për dosjet e Ish Sigurimit të shtetit ka marrë një dimension të ri pas kërkesës së bërë nga vetë autoriteti për rivlerësimin e politikanëve të cilët janë skanuar më herët nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”, të ngritura në vitet 90’. Komisionet të cilat janë akuzuar shpesh për vendime politike.
Kërkesa e autoriteti vjen për shkak të një dosje, ku pjesë e bashkëpuntorëve ka rezultuar shtetasi, zyrtar i lartë I.M, i cili sipas burimeve dyshohet të jetë ish presidenti Ilir Meta. Por për të hapur këtë dosje dhe për të zbuluar implikimin e tij, autoriteti ka kërkuar shfuqizimin e ligjit që nuk lejon kontrollin e politikanëve që më herët janë certifikuar si jo bashkëpuntor të sigurimit të shtetit nga dy komisionet “Bezhani” e Mezini”. Kërkesa e autoritetit të dosjeve nxiti depozitimin në kuvend të katër pr/ligjeve që lidhen me dosjet e ish sigurimit të shtetit, dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca.
Shume mire iniciativa e rinise komuniste e njohur me emrin rilindja. Ti demaskojme spiunet. Me kete rast do qe me vend edhe publikimi i emrave te antareve te sigurimit te shtetit, te hetusise dhe prokurorise komuniste dhe femijeve te tyre ne poste zyrtare.
PërgjigjuPo sigurimsat që punojnë në Polici të Shtetit dhe SHISH, pse duhet të jenë në poste drejtuese?!
Përgjigju