Politikë

Projektvendimi i KQZ/ 1 votë e shqiptarëve 'vlen' 85 lekë, 130 mln lekë për 4 parti që morën mbi 1% më 25 prill! Si ndahen për PS, PD, LSI dhe PSD

16 Korrik 2021, 17:16| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 16:43

  • Share

Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarë partitë politike që kanë kaluar 'pragun' 1% do të marrin 85 lekë. Një vlerësim i tillë është bërë në një projektvendim të të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që ka publikuar relacionin për vlerën e votës, mbi bazën e së cilës do të shpërndahen edhe fondet për partitë në zgjedhjet e ardhshme.

Mbi bazën e kësaj përllogaritje, do të bëhet edhe shpërndarja e fondeve për partitë politike në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa do të përfitojnë vetëm 4 parti, PS, PD, LSI dhe PSD të cilat morën mbi 1% të votave në rang kombëtar, ndërsa aleatët që u futën në listat e demokratëve, rrezikojnë të mbeten sërish pa fonde.

Përllogaritja e vlerës së votave, në bazë të ligjit, bëhet duke pjestuar fondin e përgjithshëm për zgjedhjet që më 25 prill ishte 130 mln lekë (Njëqind e tridhjetë milion lekë) me 1.533.304 vota të vlefshme (një milion e pesëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e katër vota të vlefshme). 

Nëse do të miratohej ky fond i parashikuar prej 130 milionë lekësh, sipas një përllogaritje të thjeshtë Partia Socialiste pritet që të marrë 'pjesën e luanit' me 65 mln lekë, PD me 52.8 mln lekë, LSI me 9 mln lekë dhe PSD me rreth 3 mln lekë.

Ky relacion pritet që të miratohet nga kryekomisioneri ilirjan Celibashi në mbledhjen e ditës së hënë në orën 11.

(Projektvendimi i KQZ)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?