Prokurorët francezë nisin hetimet për vdekjen e gazetarit të AFP-së

10 Maj 2023, 20:07| Përditesimi: 10 Maj 2023, 20:10

  • Share

Gjyqësori francez ka nisur një hetim për krime të luftës për vdekjen e gazetarit të agjencisë franceze të lajmeve ‘AFP’, Arman Soldin, i cili u vra në Ukrainë.

Nisjen e hetimeve e konfirmoi të mërkurën, prokuroria në Francë.

Soldin, 32 vjeç, vdiq kur ai dhe kolegët e tij të AFP-së u sulmuan nga raketat më 9 maj, derisa ishin me trupat ukrainase në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Hetimi francez do të trajtohet nga njësi hetimore e specializuar në hetimin e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të urrejtjes, dhe do të kërkojë të përcaktojë rrethanat e sakta të vdekjes së Soldin, thanë prokurorët francezë.

Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve, stafit ndihmës apo shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës para më shumë se një viti./REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Forcat ukrainase përparojnë me 2 kilometra në Bakhmut! Kuleba: Kjo kundërofensivë e jona mund të mos jetë e fundit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?