TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë në shtator pritet të riformatohet me një anëtar të ri, ndërsa dy prej ekzistuesve janë nën ethet e vettingut. ReportTv ka mësuar se kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur të thërras në shtator mbledhjen e prokurorëve për të zëvendësuar anëtarin e shkarkuar nga vettingu Gentian Osmani. Osmani u shkarkuar më 31 korrik nga kolegji i posaçëm i apelimit pasi kishte kaluar shkallën e parë të vettingut në KPK.
Aktualisht KLP ka mbetur me 10 anëtarë ndërsa vendimi i fundit i këshillit para se të niste pushimet ishte shpallja e përfundimit të statusit të magjistratit për Osmanin. Prokurorët nga e gjithë vendi pritet të përzgjedhin me votim përfaqësuesin e tyre i cili do të zërë vendin e Osmanit në KLP, ndërsa kushti është që prokurori do duhet të ketë kaluar procesin e vettigut. Ndërsa ndër anëtarët ekzistues të cilët ndodhen nën ethet e vettingut edhe pse kanë kaluar shkallën e parë janë prokurori Arben Dollapaj dhe prokurori Benin Cani. Të dy këta prokurorë janë përzgjedhur si pjesë e KLP ndërsa komisioneri publik dhe operacioni ndërkombëtar kërkojnë shkarkimin e tyre.
Ankimi ndaj Dollapaj është bërë më 20 nëntor 2018 ndërsa ndaj Canit më 8 shkurt 2019, ndërsa për këto dy ankimi kolegji i posacëm i apelimit ende ska një datë se kur do të shqyrtohen për të marrë një vendim. Në rast shkarkimi nga KPA, më pas kryeprokurorja Marku do të duhet ta rihap sërish garën mes prokurorëve cka do të ishte rasti tretë pas dy rasteve të mëparshme, kur u zëvendësua Antoneta Sevdari dhe në shtator do të zëvendësohet Genti Osmani.
Ahahahahhahah. Tartar Bazaj ne KLP!!!??? Pse nuk ju bie mortja kush e ka zgjedhur...Turp, turp, turp.
Përgjigju