Në seancën për të përcaktuar ‘fatin’ e Arjan Ndojës në drejtësi, përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs tha se shqiptarët e dinë se me kë shoqërohet duke i theksuar se del xhiro me personat e gabuar. Për këtë duket se i referohet atentatit në autostradën Tiranë-Durrës më 1 nëntor 2019, ku shoferi i tij Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks nuk mundi t'i mbijetonte plagëve. Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit". Të dy mbetën të plagosur.
"S’do të doja kurrë t’iu kisha në staf si prokuror nëse do të isha shef. Ju jeni i pasinqertë. Në deklaratën e 2008 thoni që keni fituar 250 mijë euro në vit si avokat. E nëse në tre vite që ishit jashtë sistemit fituar 750 mijë euro, përse ju duhet ju prokuroria? As në Belgjikë avokatët më të mirë s’fitojnë kaq edhe pse çmimet e standardet janë shumë më të larta se në Shqipëri.
Ju shkoni e dilni xhironi me persona të gabuar. Përse ju duhet një shofer privat që e paguani nga xhepi? Shqiptarët dinë shumë për personat që ju shoqëroheni por ata s’janë hetuar kurrë! Kur futeni në sistemin e drejtësisë, ju mendoni se keni më shumë të drejta se qytetarët. Por e vërteta është ndryshe. Ju duhet të keni më pak. Ju duhet të qëndroni larg njerëzve që kanë konflikte me ligjin.
Ju jeni inteligjent dhe i zgjuar, do të duhet të ishit një aset i këtij vendi. Të qenit prokuror e di që është e vështirë por s’është punë të jeni në xhiro e me kontakte. E vetmja punë dhe ju se keni respektuar. E për këtë s’do të doja kurrë t’ju kisha në skuadër", tha Jacobs.
Lajmi kryesor:
I shpëtoi atentatit në 2019-n, Arjan Ndoja në veting, përplaset me përfaqësuesin e ONM! Jacobs: Ke kontakte me kriminelë! Prokurori: Paragjykim, ju e keni bërë më keq drejtësinë
//ReportTv.al