Prokurori belg, Michel Claise

Prokurori belg: Mafia shqiptare po korrupton zyrtarët tanë! Po blejnë biznese e po pastrojnë para

3 Maj 2022, 22:43| Përditesimi: 3 Maj 2022, 22:51

  • Share

BELGJIKË- Një nga prokurorët më të njohur belgë Michel Claise, i cili ka shkruar edhe një libër për mafien shqiptare dhe lidhjet e saj, ka bërë një deklaratë të fortë, ku sipas tij mafiozët shqiptarë po korruptojnë zyrtarët në Belgjikë. Në një intervistë në mediat belge, ai tha se mafia shqiptare ka depërtuar deri në strukturat shtetërore të Brukselit dhe Antnwerpit duke korruptuar policë, gjyqtarë apo edhe politikanë.

“Organizatat kriminale shqiptare kanë qenë prej kohësh aty: në Bruksel, dhe në pjesën tjetër të Evropës. Por teknologjia dhe tregtia përmes saj kanë evoluar dhe shkalla e krimit është rritur. Sistemi qeveritar belg nuk po zhvillohet bashkë me krimin. Ka korrupsion të konsiderueshëm, së fundmi. Kemi arrestuar një zyrtar nga Komisioni Francez i Komunitetit (Cocof), si dhe 7 zyrtarë të një komune. Kjo po ndodh gjatë gjithë kohës. Po shkojmë gjithnjë e më shumë drejt një shoqërie të kriminalizuar. Duket se sot është më fitimprurëse të jesh kriminel sesa qytetar i drejtë. Disa oficerë policie në Bruksel e kanë tradhtuar veten duke bërë gabime”, ka deklaruar Michel Claise.

Ai ngriti alarmin se bandat shqiptare janë organizuar në të njëjtën mënyrë si Cosa nostra në Itali, duke blerë biznese dhe po pastron paratë ndërsa shteti humbet 30 milionë euro në vit.

“Në Itali, ne pamë që mafia bleu të gjitha llojet e kompanive që kishin falimentuar pas krizës së koronës. Të gjithë mendojnë se mafia siciliane Cosa nostra nuk ekziston më. Por vetëm për shkak se ata nuk kanë vrarë më shumë gjyqtarë nuk do të thotë se ata janë zhdukur. Ata janë bërë vetë gjyqtarë! Kanë shkuar vetë në polici! Shtypi dha alarmin kur blenë lloj-lloj gjërash. Këtu është saktësisht e njëjta gjë. Në Namur shihni shqiptarë që blejnë biznese. Në Borinage janë italianët. Unë e di rreth 30 raste që përfshijnë pastrimin e parave në Bruksel. Këtu funksionon njësoj si në Itali”, shtoi prokurori.

Belgjika, e më konkretisht Antnwerpi duke se është vendi ky “kanë lulëzuar” bandat shqiptare në të cilën kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal. Vetëm pak muaj më parë në këtë qytet u ekzekutua Bledar Muça, miku i ngushtë i Florenc Çapjas, teksa në një operacion të pak javëve më parë u shkatërrua një bandë me 45 persona të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Prokop: 04/05/2022 04:56

    Ti shoku belg mati fjalet. Mafja jone eshte e paster. E certifikuar me standartin ISO si nga Rama ashtu dhe DASH. Aaaaa, ka mundesi dhe e ke per mafjen e Berishes se ai nuk ka certifikate.

    Përgjigju
  • Iris: 04/05/2022 01:32

    Gangsteret dhe jo vetem ata shqiptare, ate pune bejne kudo ne bote,po nuk eshte faji i tyre qe zyrtaret,policet,apo gjyqtaret jane te dobet dhe i dorezohen tundimit,apo kercenimit.Fajin gjejeni tek vetja.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 03/05/2022 23:40

    Jo ore jo… edhe Belgjika me zyrtar te korruptuar? Mos e thuaj se nuk e besojm. Menduam se ishte shaka kur ne France u denua Sarkozy poashtu per korrupsion. Ne Rotterdam te Hollandes hyn kokaina me ton - gje qe s’ka si te ndodhi pa korrupsion te nivelit te lart. Kryeministri i Austrise eshte aktualisht nen hetim per korrupsion. Por Shqiperine nuk e lini as te filloj negociatat per antaresim ne BE, edhe pse Komisioni Europian ka vite qe thote se i kemi permbushur kushtet qe na vendoset. Shtete hipokrite dhe rraciste!

    Përgjigju
    • Beni: 04/05/2022 08:29

      Mos fol me,edhe pse ne jemi shume larg standarteve te europes,meritojme me shume se kaq,hipokrizia ne maksimum kur flasin per krimin shqiptar,i kane qytetet e tyre si mos me keq nga bandat

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?