U vra nga mafia para 28 viteve, Prokurori amerikan: Shqipërisë i duhen njerëz si Falcone, të mbrojë interesin publik para politikës

23 Maj 2020, 17:50| Përditesimi: 23 Maj 2020, 23:04

  • Share

Në 28-vjetorin e vrasjes nga mafia të Giovani Falcone, ish-kryeprokurori i Siçilisë, ka sjellë reagimin e Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan që ndihmoi në kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Duke kujtuar një shprehje të famshme të Falcones, Junçaj heq një paralele me reformën në drejtësi në Shqipëri duke thënë se vendit i nevojiten njerëz si Falcone që të denoncojë krimin e  korrupsionin dhe të mbrojë interesin publik para interesave politike e pasurive personale.

"Ai që hesht dhe ul kokën vdes sa herë që e bën këtë. Ai që flet me zë të lartë dhe ecë me kokën e mbajtur lart, vdes vetëm një herë.”- Giovanni Falcone. Shqipërisë i duhen gjigandë si ai dhe Paolo Borcellino. Njerëzit që vlerësojnë shërbimin publik dhe institucionet publike më shumë sesa fuqia politike dhe pasuria personale. Njerëzit shohin ndryshimin midis një personi që ecën me krenari dhe atij që ecën me sekrete", shkruan Juncaj.

Ora 12:42
'Kush ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë!' Meta për 28-vjetorin e vrasjes nga mafia të Falcone-s: Riktheu besimin te Drejtësia

Pas Bashës edhe Meta ka shkruar sot në ditën e 28-vjetorit të vdekjes së kryeprokurorit të Siçilisë Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia në Itali. Meta e nis me një citim të Falcone-s, i cili thotë se koka nuk duhet ulur para krimit, ndërkohë që presidenti i Shqipërisë thotë se Falconë ishtë një nga ata të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtësia.

"Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë.
Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë'.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la "amanet" bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia,"-shkruan Meta.

 

Ora 11:10
Si sot 28 vite më parë u vra nga mafia, Basha për ish-prokurorin e Siçilisë: Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë në 'twitter' postimin e Luigi Soreca-s, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, për 28-vjetorin e vrasjes nga mafia së Giovani Falcone, ish-kryeprokurori i Siçilisë në Itali.

Basha thotë se Falcone ishte një magjistrat i përkushtuar për drejtësinë e vërtetë.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE,”-shkruan Basha.

Ndërkohë më herët Soreca në 28-vjetorin e vrasjes së Falcone-s shkruan se ai mund të jetë larguar nga kjo botë, por idetë e tij dhe morali mbetet për ata që e pasojnë. Sipas Soreca-s 'njerzit vdesin, por idetë mbesin'.

Prokurori i vrare nga mafia italiane Giovanni Falcone

Foto nga vendi i vrasjes ku u vra prokurori dhe 4 persona tjerë
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vullnet: 24/05/2020 07:42

    Ju zotri mqe keni qën kontribus per reformen ne drejtesi ju duhet ta vazhdoni edhe me perpara Pra ju zoti Gjonçsj me mir per ne Shjiptaret doishte qe tevinit vet dhe ta merrnit ne dor kete drejtesin e re Se ne si popull ke kjo drejtesi nuk besojm se ai vend nuk behet me se pse 5 veta drejtojn ate vend dhe nuka forc qe indal keta perbindsha per ne si popull evetmja kambet RROFT AMERIKA nga ju shpresojm akoma

    Përgjigju
  • A. N.: 23/05/2020 21:54

    Falcone dha jeten per idealin qe kishte. Ne vetem idealin e partise kishim.

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2020 18:51

    Puna eshte qe ne Shqiperi oer te gjykuar Falkonet u vune hajdutet

    Përgjigju
  • Andi: 23/05/2020 18:12

    Kthrhu o gjon ne shqiperi,falrminderit amerikes qe te shkolloje,,por na duhesh ketu...

    Përgjigju
    • Popo: 24/05/2020 05:30

      Meta Edhe basha jane te ndershem i harojne bemat e tyre kane 30vjrt vetem vjedhin shkaterojne vendin

    • sera: 23/05/2020 19:32

      ketu tek ne gara eshte kush te vjedhe me shume, jo kush te gjykoje me dret! Milioneret ne Shqiperi jane Sistemi i drejtesise, qeveritaret , politikanet, kriminelet. Turp! Turp! Turp!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?