Prokurori pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, Anton Martini, do të dalë nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me verifikimin e trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Çështja e Martinit po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko. Anton Martini është edhe kandidat për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, strukturës speciale e projektuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Nëse do të konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Vetingut, Martini pritet të emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë prokuror i SPAK-ut.
Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999. Nga viti 2004 është prokuror i Krimeve të Rënda. Martini konsiderohet si prokuror i hekurt dhe i jo kompromiseve. Ai ka hetuar dhe çuar para gjykatës bandat kryesore kriminale në Shqipëri, konkretisht bandën e Lushnjes të drejtuar Aldo Bare, bandën e Cërrikut të drejtuar nga Met Bozi dhe Rolnad Xhepexhiu, bandën e Durrësit të drejtuar nga Lul Berisha si dhe bandën e drogës së Met Kananit, i dënuar në SHBA për trafik droge. Gjithashtu, Anton Martini ka hetuar edhe Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Martini ka regjistruar edhe dosjen e famshme ‘339’, për Avdyljat në Shijak, nga e cila doli edhe çështje blerjes së votave.
Anton Martini ka pasur në duart edhe dosjen e Lazaratit. Në dhjetor të 2015-ës ai kërkoi 110 vite burg për Gate Mahmuatajn dhe bandën e tij të drogës. Aktualisht, Martini ka në duar një tjetër dosje të nxehtë, atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij si dhe u plagos i ‘forti’ i Shijakut Landi Muharremi, i quajtur më parë Pëllumb Muharremi si dhe i njohur si ‘Rrumi’. Në vitin 2015, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e transferoi Martinin në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës. Ky vendim u konsiderua nga Martini si i parregullt. Megjithatë, prokurori Martini Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2008. Sa i takon pasurisë, Martini rezulton se ka në pronësi një apartament, blerë me kredi, ndërsa si të ardhura deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes.
Per problemet me kredine u shkarku Ervin Metalla i apelit te tirones. Te shofim ca qendrimi do mbaje komisioni per kete prokurorin. Eshte mesu komisioni me 10 standarte. Vl
PërgjigjuVegla Saliut. Ik krruji k... atij saliut plak qe te ka ber prokuror. Ky esht i ndyr e manipulator
PërgjigjuSuper maskara manipulator nuk eshte prokuror i drrejt per ta kuptuar me qart ky ordiner ANDON MARTINI i pa aft sajon prova vetem e vetem per te fiutar proceset gjygjsore per karrjeren e bythes vet zoti e ndeshkoft andon pisin
PërgjigjuNoli! Se paske emrin e njerzve me fame. Mos gabove me shkrimin per kete prokuror se per mendimin tim te kishte bere cdo prokuror sa 5% e punes se z.Martini ky vend do kishte lapur Zvicren. Suksese zotit Martini
PërgjigjuCfar bande eshte Met Bozi e tjere ne Cerrik. Jane hakmarrje e paster e Sali Berishes.Ky prokurori eshte thjesht nje vegel e Saliut per Cerrikun.
Përgjigju