Petrit Vasili

Politikë

'Prokurori i Durrësit shantazhoi për hesap të një grupi kriminal'/ Vasili: Rama reagon kur s’i pëlqen drejtësia

5 Tetor 2019, 18:14| Përditesimi: 5 Tetor 2019, 18:18

  • Share

TIRANË- Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka heshtur ku gjykata e Durrësit ka dhënë dy vendime në një ditë për kryetarin e Bashkisë, ndërsa sot akuzon prokurorin Arjan Ndoja se ka shantazhuar për hesap të një grupi kriminal.

Vasili thotë se sa herë që i dhembin të vërtetat fillon historitë 'gilavece' nëpër media.

"Edi Rama qeshte kur perlante ne Gjykate pa ligj,Bashkine e Durresit me 30 qershor dhe llapaqenoset sot kur drejtesia nuk eshte me te!

Kur gjykata e Durresit jepte dy vendime ne nje dite per Kryetarin e bashkise dhe Edi Rama grabiste Bashkine e Durresit ne 30 qershor Rama & co ishin te kenaqur shume,pavaresisht nga gangsterizmi antiligjor i denje per tribute e Afrikes se Zeze qe ndodhi ne Gjykaten e Durresit.

Ndersa Edi Rama tha sot:
"Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”

Ne se i ka faktet,pse nuk shkon ta padise prokurorin ky llafazan kryeminister?

Apo e ka zakon ky njelloj sic beri me Dritan Zaganin apo me Emiljano Nuhun,qe sa here qe i dhembin te vertetat fillon histerite ligavece neper media.

Keta kur nuk ju pelqen drejtesia bejne llapaqenin,ndersa kur e kapin e blejne dhe e perdorin drejtesine per interesa te tyre qeshin,kenaqen dhe gezojne.

Keta kur nuk ju pelqen drejtesia dalin edhe bejne proteste para gjykatave sic bente kryetari i bashkise se Tiranes dikur.

Keta qe ju cajne derrasat njerezve gjithe diten ne emer te drejtesise dhe thone ta leme drejtesine te thote fjalen e saj,sa here kjo ju leverdis, sot qe ju preket interesi ulerijne e pellasin te kunderten.

Cfare karagjozesh,ç'lidhje kane keta me shtetin dhe ligjin??", shkruan Vasili.

Komento

Komente

  • Hinglateri: 05/10/2019 23:05

    O Bufi i Pulave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?