Kronikë

Prokurori i Lushnjës në Vetting, nuk ka dhënë vetëm drejtësi por edhe 'kredi'! 50 mijë euro hua një shtetasi, do merrte 60 mijë euro interesa

7 Shtator 2021, 10:29| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 10:28

  • Share

TIRANË-Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është paraqitur sot për vettingun prokurori i Lushnjës Arben Dyla. Gjatë seancës detaje shumë të çuditshme janë zbuluar për prokurorin i cili duket se paralelisht me 'drejtësinë' paska bërë edhe 'bankën' duke dhënë 'kredi' për një tjetër qytetar.

Prokurori deklaron se i ka dhënë një shtetasi 50 mijë euro hua, kontratë për 5 vite. Shtetasi A. K ka marrë 50 mije euro nga prokurori me interes 2 % mbi kapitalin. Që do të thotë se shtetasi do jepte 1 mijë euro në muaj interes tek prokurori. Huamarrësi do t'i paguante prokurorit 60 mijë euro interes ose 110 mijë euro për 5 vite, pra 60 mijë euro mbi huanë e marrë.

Prokurori ka sqaruar se shtetasi A. K nuk merrte dot kredi në bankë se i kishte të bllokuara dhe ai e ka ndihmuar.

Nga ana e KPK nënvizohet se me kontratën e huasë në dhjetor 2016, prokurori ka nisur të banojë në apartamentin që kishte lënë peng AK tek prokurori. KPK thotë se prokurori Dyla  50 mije euro nuk i ka deklaruar në 2016-n si hua të dhënë e as burimin e të ardhurave. Në rubrikën të dhëna konfidenciale ka shkruar vetëm numrin e kontratës dhe asgjë tjetër.  Në vetting ka deklaruar se janë të ardhura nga puna e tij dhe e bashkëshortes

KPK thotë se po bëhet hetim vetëm për pasdurinë edhe pse Dyla ka kërkuar riçelje hetimi edhe për kriterin e profesional dhe integritetin moral. Sipas KPK do të vlerësohet çdo provë dhe në qoftë se do të jenë bindëse do të vendoset nëse do të riçelet apo jo hetimi.

Arben Dyla është prokurori i cili ka hetuar edhe pretendimet e serbëve për shtëpinë e verdhë në Mat për trafik organesh. Trupa e sotme e vettingun përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli. Dyla shoqërohet nga avokatja Antoneta Sevdari

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edmond Musaku: 09/09/2021 08:05

    Derri dhjamin do ta leri atje ku e ka marre ketu do te jemi e do te shohim

    Përgjigju
  • Iris: 07/09/2021 23:36

    /ARBER/,jam dakord me komentin tuaj.Menyra si e ka bere pasurine,si e justifikon,permbledh dhe anen morale dhe ate profesionale.Ky ne Lushnje dhe cfare ka bere,po te ishte ne qytetet e medhenj,e imagjinoni dot?! Megjithate me ben pershtypje sa lehte e ka dhene huane,pasi personi duket qe ka patur probleme te mepareshme, gjykuar nga veprimi bllokues i bankes ndaj tij.Sa here degjojme per incidente,shpesh te pergjakshme ne mes borxhlinjve dhe huadhenesve dhe fajdexhijve.

    Përgjigju
  • liku: 07/09/2021 15:15

    Cfar prokurori eshte ky kur ben te tilla gafa

    Përgjigju
    • njeri: 07/09/2021 17:02

      nuk jane gafa jane te mirmenduar dhe ky ehste nje kriminiel, njesoj si ata me te cilet eshte mare e bashkepunuar.

  • Arber: 07/09/2021 14:29

    Kjo s'ishte degjuar deri me tani, mashtrimi i ketij eshte më naivi deri tani, biles inkriminon drejtperdrejt veten,,, çar duhet ana profesionale apo integriteti moral,,, tek e fundit pasuria eshte ajo qe i perfshin te dyja,ose te pakten pjesen morale po e po. Po te kaloje ky, eshte skandal. Nuk eshte gje ai Lulo, apo ato te basteve, ky jua kalon te gjitheve me kete budadallek.

    Përgjigju
  • Takmaku: 07/09/2021 14:09

    Ky quhet peshk i vogel apo i madh?

    Përgjigju
  • Vito i Orneles se Varuzhanit: 07/09/2021 10:14

    Dhenia e lekeve me fajde eshte veper penale. Te arrestohet menjehere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?