Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takohet me ambasadorin Gonzato: Ngrihet shqetësimi i mungesës së infrastrukturës në disa Prokurori

31 Maj, 09:02| Përditesimi: 31 Maj, 10:20

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato u takuan ditën e djeshme për të diskutuar mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit.

Në takim u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë. Në mënyrë të veçantë, nga ana e ambasadorit u sigurua mbështetja e delegacionit të BE-së në Shqipëri për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori.

Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa nga prokuroritë dhe gjykatat në vend si dhe mungesën e një perspektive të qartë për zgjidhjen e problemit.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 31/05/2024 09:57

    Ore ky posti i punes prokuror i pergjithshem per cfare sherben apo per ti dhene rrogen kot olsian celes ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?