Prokurori i Përgjithshëm raporton në KLP: Në 2022-shin kishte vakanca në sistem deri në 42%, 134 prokurorë i mungonin sistemin (Raporti i plotë)

13 Prill 2023, 10:35| Përditesimi: 13 Prill 2023, 13:43

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, në raportimin e sotëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e vuri theksin në situatën e vështirë që ndodhen prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vakancave në sistem. Çela tha se vitin e kaluar pati vakanca në sistem deri në 42% të prokurorëve për shkak të vettingut.

“Vitin e kaluar vijoi krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve për shkak të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, mëgjithë situatën e rënduar, prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse në prokurori vazhduan përpjekjet për të përballuar këtë gjendje kalimtare. Përgjatë vitit 2022, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 187 dhe në korrik me emërimin e 22 magjistratëve të rinj në fund të vitit ishte 202, tregues që evidenton se 134 deri 119 prokurorë i kanë munguar prokurorive me juridiksion të përgjithshëm ose me ulje në total deri në 8.7% të numrit të prokurorëve krahasuar me vitin 2021. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: -162 deri në 177  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 125 deri në 110 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave ose me ulje deri në 13,6 % krahasuar me vitin 2021; -16 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit ose 10 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave, dhe -9 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 8 prokurorë më pak në numrin faktik për shkak të vakancave, ose me diferenca në të njëjtat shifra në këto dy nivele krahasuar me vitin 2021. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2019  shifra në ulje të numrin faktik në total është deri rreth 42 % e prokurorëve”, tha Çela.

Prokurori i Përgjithshëm thotë megjithatë se një numër i jashtëzakonshëm çështjesh janë trajtuar gjatë gjithë vitit.

“Gjatë vitit 2022, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61.045  materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 0,11% në krahasim me vitin 2021. Janë ndjekur gjithsej 48.250  procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,63 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat 25708  janë procedime penale të regjistruara, me një ulje  prej 9,32 % në krahasim me vitin 2021 dhe 677 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 27,52 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21.865  procedime penale me rritje prej 20,19 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi për  12795  referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 5,23% në krahasim me vitin 2021. Gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve  të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30% janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente. Janë dërguar në gjykatë 10984 çështje, me akuzë ndaj 12936 të pandehurve, të cilat përbëjnë 66.87 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e pushuara. Krahasuar me vitin 2021 rezulton një rritje prej 4,64 e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 4,80 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë.  Janë dërguar në gjykatë për pushim 5440 çështje, që përbëjnë 33,13 % të totalit të çështjeve në raport me çështjet e dërguara për gjykim, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 16,09 % të çështjeve të pushuara, prej të cilëve 41,91 % janë pushuar për mungesë fakti. Nga të dhënat rezulton se për 140 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve ose me ulje 2,78 % krahasuar me vitin 2021, ndërsa në 6 çështje është vendosur kthimi i akteve dhe formulimi i akuzës, shifër e njëjtë me vitin 2021. Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2022 mbi kërkesat për gjykim të prokurorëve nga gjykata janë dënuar 10546 të pandehur dhe për 217 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm, që zënë 2 % të personave të dënuar, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 14,53 % e numrit të pandehurve të dënuar”, njoftoi kryeprokurori.

Prokurori i Përgjithshëm në prezantimin e raportit të vitit 2022 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë rrethi me më shumë procedime Tirana me 8 mijë e 709 dhe rrethi me më pak procedime, Puka me 59.

“Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori, për vitin 2022 evidentohet performancë më e ulët në prokuroritë e rretheve gjyqësor Kavajë, Gjirokastër, Lushnje, Përmet, me tregues të performancës nën 75 %,  etj,  ndërsa performanca më e  lartë evidentohet në prokuroritë e rretheve gjyqësore Pukë, Kukës, Krujë, Kurbin, Sarandë, Vlorë, Mat e disa të tjera me tregues të performancës mbi 100%”, tha kryeprokurori.

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Fjala e plote

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • drejtesia: 14/04/2023 12:56

    olso, jepi nai nuance patellxhon leshit se eshte ne mode...medet oj Shqipni per ket prokuratore qe ke, moshkell qe ly lesht Zot na ruaj !!!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 13/04/2023 10:56

    Nuk merret vesh se me se merret ky person qe u mererua me pompozitet te madh sikur do bente namin kunder krimit e korrupsionit! Merr rrogen, shtyn oren ne zyre dhe ben ndonje raport,duke treguar dhe mangesite e personelit.Sikur ata qe jane aktualisht jane keputur ne bythe me rezultatet cudiberese te punes se tyre.Biles dhe raportet i bejne nenpounesit e ketij,ky thjesht si shef i lexon perpara KLP-se.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?