Prokurori i SPAK: Kërkojmë nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Berishës! Nuk zbatoi vendimin e gjykatës

18 Dhjetor 2023, 12:45| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 13:18

  • Share

 

Prokurori i SPAK, Arben Kraja, në mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen mandatit të Sali Berishës ka parashtruar edhe argumentet se pse SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. Kraja tha se kërkon nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Sali Berishës duke nënvizuar se nuk ka respektuar vendimin e GJKKO-së, për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

‘Me datën 2 tetor 2023 është vendosur regjistrimi i emrit Sali Berisha si i dyshuar se ka kryer veprën penale korrupsion kryer në bashkëpunim. Nga hetimet vlerësohet se është krijuar dyshimi se Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete aktive me qëllim përshtatjen e ligjeve, ku përfitues ishte edhe bashkëshorti i vajzës së tij Jamarbër Malltezi.

Nuk e pengon prokurorinë që të marrë një masë ‘detyrim paraqitje’ ndaj tij. Lidhur me këtë mori masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar masat e sigurimit personal. Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Personi në hetim nuk është paraqitur. Ne kërkojmë zëvendësim mase – nga detyrim paraqitje ndalim dalje jashtë shtetit, në atë arrest në burg/arrest në shtëpi.- tha Kraja, ndër të tjera.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?