Vladimir Mara

Prokurori i Vangjush Dakos dhe Avdylit para vettingut në 12 qershor

10 Qershor 2019, 19:59| Përditesimi: 10 Qershor 2019, 20:06

  • Share

Prokurori i dosjes 339 dhe 339/1 Vladimir Mara që po heton Vangjush Dakon dhe grupin e Avdylit, pritet të dalë para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit në datën 12 qershor ku do të njihet me gjetjet e anëtarëve të këtij komisioni.

Mara është një nga kandidatët për tu bërë pjesë e SPAK. Nëse Mara kalon vettingun, atëherë shumë shpejt atij i hapet rruga për tu verifikuar më pas nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila do votojë ose jo Marën për të qenë pjesë e SPAK.

Trupa gjykuese përballë së cilës do të dalë prokurori Mara përbëhet nga: Pamela Qirko, Firdes Shuli, Alma Faskaj. Donika Prela, Dritan Prençi, Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi janë kandidatët për SPAK që janë konfirmuar në detyrë pas procesit të vetting-ut. Ndërkohë që për Shkëlzen Cenën, gjithashtu kandidat për SPAK-un, vendimi i KPK-së do të bëhet publik më 14 qershor.

Komento

Komente

  • Loran shehu: 10/06/2019 22:44

    Ky Prokuror esht prokurori me inndershem qe mund te ket ka punuar ter jeten me ndershmeri dhe besoj se esht nga te paktit qe do e kalojn vetingun pa as nje problem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?