Prokurori që po heton Sali Berishën nderohet me titullin e lartë nga Presidenti italian! Arben Kraja 'Kalorës i Urdhrit të Meritës i Republikës Italiane'

7 Mars, 12:56| Përditesimi: 7 Mars, 18:18

  • Share

Tirane- Prokurori i SPAK, Arben Kraja i cili po heton dosjen e aferës së privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për të cilën po hetohen për korrupsion ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi është nderuar me titullin “Cavaliere dell'Ordine al Merito della Repubblica Italiana” (Kalorës i Urdhrit të Meritës i Republikës Italiane)

Ky është titulli më i lartë që jepet nga Presidenti Italian Sergio Mattarella dhe vlerësohet bashkëpunimi i SPAK me Prokurorinë e antimafias italiane gjatë kohës që e drejtonte Prokurorinë e Posaçme.

Arben Kraja ka drejtuar SPAK për tre vite ndërsa në dorë ka dhe dosjen e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me masakrën e Gërdecit.

Titulli iu dorëzua prokurorit Kraja nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci. 

Në motivacion thuhet se zoti Kraja ka kontribuuar në mënyrë vendimtare në për arritjen e objektivave të përbashkëta mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Roli i prokurorit Kraja cilësohet si kyç, për rezultatet e arritura nga drejtësia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare.

“Zoti Kraja ka kontribuar në mënyrë vendimtare në forcimin e marrëdhënieve me autoritetet gjyqësore italiane dhe në arritjen e objektivave të përbashkëta.  Arrestimin e kriminelëve të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore italiane.  Organizmin dhe ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta, kontributin e rëndësishëm në krijimin dhe pjesëmarrjen e skuadrave të ndryshme hetimore të përbashkëta, ekzekutimin e letër-porosive të ndryshme, si dhe shkëmbimin e të dhënave që realizohet çdo ditë në fushën e drejtësisë. Në sajë të këtyre rezultateve të arritura, edhe falë rolit kyç të zotit Kraja, imazhi dhe prestigji i Italisë dhe gjithë vendit, tek autoritetet shqiptare, tek opinioni publik, dhe tek aktorët ndërkombëtarë të akredituar në Shqipëri, janë konsoliduar dhe forcuar më tej", thuhet në motivacion.

Prokurori i SPAK, Arben Kraja

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic #: 07/03/2024 22:04

    Urime Zoti Kraja!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?