Dritan Prenci

Kronikë
Top 24

Prokurori që po heton Tahirin në 5 qershor para Vettingut/ Emri

1 Qershor 2018, 12:37| Përditesimi: 1 Qershor 2018, 14:09

  • Share

TIRANE-Në datë 5 qershor do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurori Ditan Prenci. Seanca do të zhvillohet në orën 11:30 minuta.

Dritan Prenci është prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa është pjesë e hetuesve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Gjithashtu, Prenci është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi. Ai është emëruar prokuror te Krimet e Rënda në kohën e Adriatik Llallës.

Deri tani kanë dalë para Komisionit të Vettingut disa gjyqtarë dhe prokurorë për kontrollin e figurës, pasurisë dhe aftësive, por jo të gjithë e kanë kaluar, pasi një pjesë janë përjashtuar nga sistemi.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 01/06/2018 23:14

    Do ta marrin kete te shkrete me qafe vetem per hir the tahirit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?