Kronikë

4 të arrestuar në Durrës, juristi i Kadastrës dhe 3 të tjerë, falsifikuan dokumentet e regjistruan një pronë 2000m2 dhe një godinë 550m2 mbi të! Përdorën fotoshopin

14 Korrik 2021, 11:04| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 12:48

  • Share

DURRËS-Duke përdorur fotoshopin 1 biznesmen i ndihmuar nga një jurist i Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë regjistruar një pronë 2000m2 dhe një ndërtesë 550 m2 mbi të. Së bashku me 2 punonjës të biznesmenit ata janë arrestuar të katërt sot. 

Janë arrestuar me vendim gjykate biznesmeni Ilias Fisheku, punëtorët e tij Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu, i cili është lënë në arrest shtëpia dhe juristi në kohën kur është bërë falsifikimi në Kadastrën e Durrësit, Mikel Zaho, i cili aktualisht ishte jurist në Kadastrën e Tiranës dhe është arrestuar në zyrën e tij. 

Prona e regjistruar është në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës. Është një dosje publike që është përvetësuar nga personat e arrestuar. Është një dosje e hartuar nga grupi i prokurorëve që merren me krimin ekonomik. 

Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Erion Aliko drakihe Rakip Haxhiu, duke marrë nr. 53/216 ZK 8518 dhe reference 0037621 indeks harte DR-R5-16m 17 vol 134 fq. 23. Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës, janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara, të leje së legalizimit për objektin për një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Juristi Zaho ka qenë i arrestuar dhe më parë. Ai u prangos së bashku me të paktën 17 persona, shumica ish-punonjës të Kadastrës në Durrës, në nëntorin e vitit 2019, pasi u akuzuan se tjetërsuan 68 mijë m2 tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit duke ia kaluar 5 personave, 4 prej të cilëve të arrestuar dhe një në kërkim. Por në fund kjo çështje u mbyll me pafajësinë e të gjithëve, që u rikthyen në punë. 

 

 

Ora 12:13
Përdorën Photoshop dhe dokumente të falsifikuara për të regjistruar tokën prej 2000 m2 te Plepat në Durrës, 4 të arrestuar, mes tyre juristi i kadastrës

Policia e Durrësit ka dhënë informacione në lidhje me arrestimet e ndodhura në kadastrën e Durrësit, ku në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe juristi i Kadastrës Mikel Zaho.

Gjatë operacionit të koduar "Mbikalimi" janë arrestuar Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier,  Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës, Mikel Zaho, 43 vjeç , me pune në Zyrat e Kadastrës Durrës, ndërsa u la në “arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njeri tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi te 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu,ku është përdorur Photoshop për lejen e legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.  

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve" dhe të "mashtrimit", te kryer në bashkëpunim.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?