Fatjon Murati

Prokuroria dërgon në gjyq të shumëkërkuarin Fatjon Murati: Nuk justifikon pasuritë, i vuri nga trafiku i drogës! Të fshehura në emër të nënës e vëllezërve

24 Tetor, 10:55| Përditesimi: 24 Tetor, 11:38

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Fatjon Muratin, një person i njohur i botës së krimit. Prokuroria kërkon gjykimin e Muratit për pastrim parash. Murati rezulton ende në kërkim për disa vepra penale si pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike.

Prokuroria e Tiranës thotë se Murati i ka ngritur këto pasuri përmes të ardhurave nga aktivitetet kriminale, kryesisht të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali, gjatë periudhës 2014-2015. Sipas Prokurorisë, Murati nuk justifikon 317 m2 garazh në Tiranë dhe 3 makina Citroen, Mercedes Benz dhe Daimler.

Pasuritë, Murati i kishte fshehur ne emër të familjarëve të tij, garazhin në emër të nënës dhe makinat në emër të vëllezërve, me qëllim mbulimin e origjinës së tyre.

Fatjon Murati është aktualisht i kërkuar në nivel kombëtar për evazion në vitin 2015, ‘pranimin e mallrave të vjedhura’, ‘posedim abuziv të armëve’, ‘Pjesëmarrjes në krime’ dhe për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.

Kush është Fatjon Murati?

Emri i Fatjon Muratit ka dalë disa herë në skenë. Ai i shpëtoi një atentati më 12 mars 2023, të bërë në lokalin në pronësi të tij në zonën e ‘Don Boskos’ ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe u plagosen 6 persona të tjerë.

Po ashtu, emri i Muratit u përfol edhe në zbulimin e një baze armatimesh në dy banesa në Tiranë në korrik të 2022. Ai u arrestua ndërsa lëvizte në makinë me nën shoqërinë e Endrit Dokles, të famshmin e bandës së Durrësit. Por, Gjykata e Tiranës e shpalli Muratin të pafajshëm edhe pse prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, Kristian Gjini, i cili zotëronte bazën e armatimeve, u dënua me 7 vite e 6 muaj burg.

Murati u mor në pyetje dhe nga prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxha, ndërsa më pas u la i lirë.

Ndërkohë, më 14 tetor 2022, Fatjon Muratit iu sekuestruan 7 pasuri me vlerë 5 mln euro. Një sipërfaqe ndërtimi 120 m2, një dyqan 40 m2 në rrugën “Lord Bajron”, një apartament 90.30 m2 dhe një pallat 8-katësh me sipërfaqe 317m2. Po ashtu, nën sekuestro janë edhe pikë pakice e tregtimit të artikujve të imët ushqimor, një bar kafe dhe një lavazh makinash.

Pasuritë që nuk justifikon Fatjon Murati
-Njësi, kati nëntokë në objekt 6 katësh, sipërfaqe 317 m2, adresë Albanopoli, Tiranë në pronësi të nënës;
-Automjet Citroen;
-Automjet Mercedes Benz; dhe
-Automjet Daimler.

Njoftimi i Prokurorisë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokati: 24/10/2024 14:10

    Ky rezulton i pandehur për vrasje në tentative të dy policëve dhe në Gjermani. Prokuroria të çojë letërporosi dhe do vërtetohet kjo akuzë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?