FIER- Në parkimin publik, nëntokësor, në qendër të Fierit, qytetarët paguajnë faturën nga 50 deri në 500 lek, sipas kohës së qendrimit, por paratë nuk shkojnë ne buxhetin e bashkise. Prokuroria e Fierit, pas një hetimi disamujor zbuloi se 4 zyrtarë shpërdoruan detyrën, duke shkaktuar një dëm financiar prej 422 mijë eurosh.
Në krye të aferës, dyshohet se qendron 34-vjecarja Adela Hysenaj. Ajo ka mbajtur postin e drejtores së Taksave dhe Urbanistikës dhe më herët nënkryetare e bashkisë së Fierit.
Hysenaj u la në “arrest shtëpie” në akuzat për shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Me të njëjtën masë sigurie u përball dhe Vasil Ceku, 41 vjeç, drejtor rajonal i Tatimeve si dhe u pezulla nga detyra.
Sipas prokurorise, Adela Hysenaj, në 5 episode ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek vartësja e saj Anisa Cjapi, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar nga keshilli bashkiak. Gjithashtu, Hysenaj nuk ka marrë masa për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet publike.
“Vlera e të ardhurave, për të cilat nuk është paguar asnjë tatim është 40.912.640 lekë ose 422 mije euro dhe detyrimi tatimor i shmangur është i lartë”, bën të ditur organi i akuzës.
Për Anisa Cjapin, 38-vjece, gjykata vendosi masen ‘pezullim nga detyra’. Po e njejta mase u caktua per Martin Dodin, 57 vjeç, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, teksa përballet me akuzën ‘e ndikimit të paligjshëm te vartesit’.
Prokuroria e thotë qartë se 4 zyrtarët kane kryer manipulime në vlerësimet fiskale e tarifore duke ulur në mënyrë të pajustifikuar taksat për disa subjekte private.
Akuzat: "shpërdorimi i detyrës” dhe "ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;
Akuza: "Shpërdorimi i detyrës"
Akuza: "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
Akuza: "Shpërdorimi i detyrës"
Prokuroria e Fierit ka reaguar pas operacionit në Fier ku u lëshuan masa sigurie për ish-nënkryetaren e Bashkisë së Fierit, Hysenaj dhe për drejtorin e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në drejtorinë rajonale tatimore, Vasil Çeku. Si edhe Masa “pezullim nga detyra” për sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë dhe drejtoreshën e taksave Anisa Cjapi. Prokuroria ka zbardhur rolin e secilit prej tyre, ndërsa akuzohen se duke mos vepruar për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor, nuk kanë arkëtuar 40 milionë lekë në arkat e institucionit.
Adela Hysenaj, si Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, sipas prokurorisë ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar. Ajo shfrytëzoi postin në 5 episode.
Reagimi i plotë i Prokurorisë së Fierit
Shpërdoruan detyrën dhe ushtruan ndikim të paligjshëm duke lejuar mos pagesën e plotë të taksave nga subjektet private, Prokuroria Fier jep masa sigurimi për 4 zyrtarë të bashkisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 të vitit 2025 për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
Nga hetimet e deritanishme, ku janë përdorur edhe metodat speciale të hetimit, rezulton se:
• Personi nën hetim A.H., me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, duke shfrytëzuar pozicionin e saj, në pesë episode, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Drejtoresha e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Fier, me qëllim që kjo e fundit të lëshonte vërtetime për pagesën e detyrimeve dhe përllogaritje të taksave e tarifave vendore nën vlerën e përcaktuar.
Gjithashtu, personi nën hetim A.H. nuk ka marrë masat e nevojshme për vendosjen e pajisjes fiskale në parkimet e Bashkisë Fier dhe si pasojë e mosveprimeve të saj, vlera e të ardhurave të krijuara për të cilat nuk është paguar asnjë tatim është 40.912.640 lekë dhe detyrimi tatimor i shmangur është i lartë.
• Personi nën hetim A.C. me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale, për subjekte të caktuara, vlera e të cilave ka ndryshuar pas ankesës së subjekteve, në disa raste duke u ulur tej parashikimeve të vendimeve të Këshilli Bashkiak Fier. Po ashtu, në funksion të detyrës, personi nën hetim nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve të cilat janë në administrimin e Bashkisë.
• Personi nën hetim M.D., me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek personi nën hetim A.C., me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për t’i ulur vlerën e detyrimeve që do të paguante më pas shtetasi A.M. subjekt privat.
• Personi nën hetim V.Ç. me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor Rajoni Jugor, me një urdhërin të nxjerrë prej tij në muajin maj të vitit 2024 ka detyruar inspektorët tatimorë të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Pas kryerjes së kontrollit, personi nën hetim nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme. Rezulton gjithashtu se nga ana e personit nën hetim nuk është mbikëqyrur fushata sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër. Procedura e ndjekur në kontrollin e vitit 2024 bie ndesh me procedurën e ndjekur në vitin 2025.
Në vijim të veprimeve procedurale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për caktimin e masave të sigurimit ndaj personave nën hetim A.H., A.C., M.D.,V.Ç.. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke vendosur:
-Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj personit nën hetim A.H. e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
-Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personit nën hetim V.Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personit nën hetim A.C., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Caktimin e masës ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim M.D. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.
Komente

Uaaaaaa ca hajdute .Dukej kjo i qante syri per te vjedhur. Keshtu jane bere te gjithe ne bashkine fier. Po ca ben kryetari, rri si kofshe pule I ka lene hapur. Dhe votojn Edi Ramen. Hapi syte hapi. Shiko drejtorat e tjere te bashkise fierit me jeten e luksit qe bejne. Shiko te tjert me te pergatitur rrine rrugeve pa pune. Jo po lini adelen qe e frekuenton Armandua.
PërgjigjuAsgj ska per te ndodhur kjo eshte shoqa e ngusht <pallimi> subashi figura me e ndritur ne fier ..
PërgjigjuNenkryetare bashkise, hajdute. Nga i gjeni këta pa integritet që u besoni detyra të larta? A Ka njerëz të përgjegjshem ky vend? Paskemi qenë popull hajdut.
PërgjigjuSa mire ua paskan bere, por shpresoj qe kjo ceshtje ti kaloje Spak-ut, pasi ne Fier, me nderhyrjen e te forteve, deri ne fund te vitit kjo ceshtje pushohet me lloj lloj marifetesh. E kemi ne ADN vjedhjen, nuk heqim dore kollaj.
PërgjigjuAsnje gje si bejne dot ksaj se eshte me bole katrore kjo. Sa te kem Mandin e bashkise (dashnorin) dhe ben qimen mikun e mandit me rruajne leshte ka then kjo as rama ska ca me ben. Mire e ka.
Mos harroni Visin e Lushnjes te parkimi bashkise lushnje
PërgjigjuShpresojme te kete Netflix ne shtepi se 2 vjet ne shtepi per 10 milion euro tte vjedhura, mezi shtyhen. Keto nenkryetaret qe hajne kumbulla pas kraheve janë njerez te Saliut, fajin e ka Saliu.
Përgjigju