Jair Bolsonaro

Bota

Prokuroria e Brazilit kërkon dënimin e ish-Presidentit Bolsonaro për tentativën e grushtit të shtetit

15 Korrik, 11:52| Përditesimi: 15 Korrik, 12:20

  • Share

Prokuroria e Përgjithshme e Brazilit ka kërkuar dënimin e ish-Presidentit brazilian Jair Bolsonaro dhe 7 ish-ministrave e ushtarëve të tij.

Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se kanë qenë pjesë kyçe e grupit që kishte planifikuar grushtin e shtetit.

Në raportin 517 faqe, prokurori Paulo Gonet ka deklaruar se Bolsonaro nuk ishte thjesht në dijeni të këtij plani, por e ka udhëhequr dhe e ka hartuar atë.

Sipas të dhënave të publikuara nga gazeta Estado de São Paulo, prokurori Gonet ka theksuar se grupi, i udhëhequr nga Bolsonaro dhe i përbërë nga figura të rëndësishme të qeverisë, forcave të armatosura dhe shërbimeve të inteligjencës, ka zhvilluar dhe zbatuar një plan të koordinuar dhe sistematik për të sulmuar institucionet, me qëllimin për të dëmtuar procesin e ndryshimit të pushtetit gjatë zgjedhjeve të vitit 2022 dhe për të minuar funksionimin e lirë të institucioneve të tjera kushtetuese, veçanërisht pushtetit gjyqësor.

Akuzat ndaj Bolsonaro dhe shtatë anëtarëve të tjerë të këtij "grupi kyç" përfshijnë tentativën për shkatërrimin e dhunshëm të shtetit të së drejtës demokratike, grusht shteti, krijimin e një organizate kriminale të armatosur, dëme të shkaktuara me dhunë dhe kërcënim të rëndë për pasuritë e Bashkimit.

Në rast të një dënimi, ish-Presidenti Bolsonaro mund të përballet deri me burgim deri në 43 vite.

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?