Viktima Gazment Kumaraku dhe autori Erjon Llapushi

Vrau kamarierin për një tavolinë lokali, Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq Erjon Llapushin dhe bashkëpunëtorin Luan Dulellarin

20 Maj 2022, 13:44| Përditesimi: 20 Maj 2022, 14:00

  • Share

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e Erjon Llapushit e Luan Dulellarit. 

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. 

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Erjon Llapushi akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje" ndërsa Luan Dulellari akuzohet se mozkallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Komento

Komente

  • xXx: 20/05/2022 14:08

    Këta mjekërcjeprit duhet të kalojnë direkt në Auschwitz për sapun dhe më besoni nuk jam racist...

    Përgjigju
    • Per xxx: 20/05/2022 14:17

      Ti nuk je rac ist ti je rac qim

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?