Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pronat e 28 vjeçarit Leonard Coga i cili rezulton të jetë i dënuar me 3 vite burg në Britaninë e Madhe për “shtëpi bari”. Sipas provave të prokurorisë, pasuritë e këtij shtetasi janë vendosur mbi burime kriminale.
Pronat e sekuestruara, 2 garazhe dhe një apartament llogaritet të kapin vlerën prej 200 mijë eurosh. Mësohet se në këtë vepritmari kriminale janë përfshirë edhe të afërm të tij, të cilët kanë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme me para që dyshohet se vijnë nga veprimtaria e paligjshme e 28 vjeçarit.
I riu rezulton të jetë dënuar me 3 vite burg në vitin 2021 në Britaninë e Madhe ku u kap duke ruajtur bimë e kanabisit me vlerë më të madhe se 160 mijë paund. Ai deklaroi para gjykatësve se kishte pësuar një dëmtim të rëndë në dorë dhe se prej atij momenti i kishin nisur problemet financiare.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:
1. Pasuria me nr.26/198-G.5, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan;
2. Pasuria me nr.26/198-G.6, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan; dhe
3. Pasuria me nr.26/198+1-26, e llojit “apartament”, zk.8525, Elbasan
Nga hetimet ka rezultuar se:
Personi nën hetim ka kryer aktivitet kriminal, (shtëpi bari) në Mbreterinë e Bashkuar, për të cilën është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet angleze.
Personi nën hetim dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë, kanë investuar në fitimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit L.C.
Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C .
I riu Leonard Coga, të cilit prokuroria e Elbasanit i sekuestroi pasuritë që dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal, në vitin 2021 ishte dënuar me 3 vite burg në Britaninë e Madhe pasi ishte kapur duke ruajtur bimët e kanabisit që arinin deri në vlerën 160 mijë paund.
Sipas mediave të huaja, Coga kishte deklaruar në gjykatë se kishte pësuar një lëndim të rëndë në dorë dhe prej atij momenti i filluan problemet financiare.
Gjatë operacionit për kapjen e Cogës u gjetën çanta të mëdha që përmbanin 29.5 kilogramë kanabis me një vlerë nga 118,000 deri në 147,000 paund, si dhe 38,645 paund ‘cash’, disa prej të cilave të fshehura nën dërrasat e dyshemesë.
Mbytini Hallexhinjt e shkret. Po ata qe kan vetem Brek & Sytiena 200K € pse nuk gjini dot ju? Apo ky eshte i rrezikshem? Po ky boti qynaf se mund ti ket bler me ktah pune ato dhe te shpia par eshte kap, e ska ber as nje lek na Barishtja? Apo kte e mbysni ju?
PërgjigjuGjynah. Ca jon 200 mij ero kurn shqiperi politikan ever rethi familjare i tyre kan miljona euro te pa jusifikuara dhe nuk jon seukustruar as dhe nje €1
Përgjigju