Prokuroria Fier

Prokuroria e Fierit çon në gjyq Altin Lamçen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë

1 Nëntor, 14:04| Përditesimi: 1 Nëntor, 14:41

  • Share

Fier- Prokuroria e Fierit thotë se Altin Lamçe është autori i plagosjes me thikë të shënuar më 5 maj 2024 në qytetin e Fierit. Prokuroria e akuzon për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” ndaj Klavio Likës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet pas një konflikti për motive të dobëta

 Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provua se shtetasi Altin Lamçe, më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin Klavio Lika duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën.

 Nga hetimi rezultoi se i pandehuri Altin Lamçe ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, kryer në dëm të viktimës Klavio Lika, informoi sot prokuroria e Fierit.            

Në përfundim të hetimit për këtë procedim penal, Prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin Altin Lamçe dhe ka dërguar për gjykim procedim në ngarkim të tij.

50 vjeçari, Altin Lamçe u arrestua ditën kur ndodhi plagosja.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?