Prokuroria e Lezhës merr të pandehur ish- drejtorin e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe 3 ish zyrtarë

7 Qershor, 10:33| Përditesimi: 7 Qershor, 11:36

  • Share

Ish-drejtori i Administratës së Zonave të mbrojtura në Lezhë Pjetër Toni dhe 3 ish- zyrtar të këtij institucioni janë marrë ta pandehur nga prokuroria e Lezhës.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.388 të vitit 2022 në lidhje me “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Kërkesa e Prokurorisë Lezhë:

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.388 të vitit 2022 për:

1.Pjetër Toni, i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal;

2.Pashk Noka, i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal;

3. Armando Lleshaj, i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal;

4.Tom Gjelaj, i akuzuar për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?