Politikë

Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet Metës: Asnjë nga 16 emrat për ministrat e rinj nuk është nën hetim! Pritet të shprehet SPAK

13 Shtator 2021, 15:50| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 16:23

  • Share

Një ditë pas kërkesës zyrtare të Presidencës në lidhje  me informimin mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej 16 emrave që do të jenë ministrat e rinj të qeverisë 'Rama 3', Prokuroria e Përgjithshme i është Ilir Metës se lidhur me verifikimin e 16 emrave asnjë prej tyre nuk është në hetim. Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela u ka kërkuar të gjithave prokurorive në varësi u është kërkuara informacion lidhur me 16 emrat, nga ku ka rezultuar se asnjë prej tyre nuk është nën hetim.

Ditën e sotme Meta i bëri kërkesë edhe SPAK për emrat e ministrave të rinj, ndërsa pritet një përgjigje nga ana e saj.

Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i Shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Ndërkohë, përbërja e qeverisë së re u bë publike të enjten e 2 shtatorit dhe pritet të dekretohet, pasi presidenti Meta të marrë përgjigje edhe nga SPAK-u. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj.

Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3';

Kryeministër – Edi Rama

Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj

Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka

Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja

Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca

Ministre e Kulturës   Elva Margariti

Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?