Kastriot Gurra

Kronikë

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra

2 Shkurt 2020, 20:10| Përditesimi: 2 Shkurt 2020, 23:03

  • Share

TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikim për kryebashkiakun socialist të Librazhdit, Kastriot Gurra, për të kaluarën e tij. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit, pasi dyshohet se ka gënjyer ose ka fshehur ngjarje nga e kaluara e tij.

Për kryebashkiakun e Librazhdit nuk ka pasur denoncim në media, ndërsa ende nuk dihet konkretisht se çfarë indiciesh ka pasur organi i akuzës për të nisur verifikimin për të kaluarën e Gurrës. Në formularin që ka dorëzuar, Gura ka deklaruar nuk ka qenë kurrë në hetim, nuk ka pasur ndaj tij një vendim të formës së prerë nga Gjykata, e aq më tepër të ketë qenë i arrestuar.

Emrat e denoncuar deri tani nga Partia Demokratike janë; Valdrin Pjetri i Shkodrës që u largua, Agim Kajmaku i Vorës po ashtu u largua, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.

Pak ditë më parë në Report Tv, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi paralajmëroi se kanë gati dosjen për emrin e gjashtë, por nuk e tregoi. 

(Kliko këtu për të lexuar formularin e vetëdeklarimit të Kastriot Gurrës )

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 136: 03/02/2020 01:33

    Thjesht tregojn tverteten rreth vetes,qe jan vertet atkor,ne cdo aspekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?