Kronikë

Prokuroria e Përgjithshme raport në Kuvend: 2361 persona të përgjuar në 2024! 62% e veprave vjedhje, bien rastet e narkotikëve, por rritet krimi kibernetik

4 Prill, 13:56| Përditesimi: 4 Prill, 15:32

  • Share

Vjedhjet janë tashmë një fenomen serioz i shoqërisë shqiptare. Një raport i Prokurorisë së përgjithshme dorëzuar në Kuvend, dëshmon se 62% e atyre që janë përfshirë në një vepër penale gjatë vitit 2024, ishin pikërisht hajdutëri, kryesisht raste të vjedhjeve banale të sendeve me vlerë të ulët.

Pesha e krimeve në fushën e lëndëve narkotike është vetëm 10% e totalit. Pjesë e 5 veprave penale dominuese është edhe shkatërrimi i pronës, kryesisht me lëndë plasëse, cenimi i rendit dhe krimi kibernetik.

Prokurorët e rretheve kanë përgjuar 2361 telefona, me qëllim hetimet për krimet kundër personit, lëndët narkotike dhe vjedhjet e mashtrimet.  Qytetet me koefiçentin më të lartë të kriminalitetit, janë Saranda, Vlora e Gjirokastra. Kurse zonat më të qeta e të pastra nga fijet e krimit gjatë 2024-ës ishin Dibra dhe Berati.

Prokuroria e Përgjithshme ka analizuar edhe tendencat e krimit, ku ka nënvizuar se ka një rënie të rasteve të drogës. Nga ana tjetër janë rritur krimet kundër jetës, dhe falsifikimi i monedhave e pastrimi i parave.

Të varfrit, më pak të arsimuarit dhe gjinia mashkullore janë sipas raportit më të përfshirët në vepra penale.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 04/04/2025 15:54

    Kush perdor nje telefon apo perdor nje kompiuter ,eshte i rregjistruar dhe pergjuar,thote Eduart Snou(ish pjese e CIA-s).Jeta sot eshte plotesisht e kontrolluar nga sherbimet e inteligjences."Gabo"te flasesh dicka personale ne telefon dhe fillon hetimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?