Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngre akuza ndaj dy personave për krime lufte

1 Nëntor, 09:13| Përditesimi: 1 Nëntor, 09:16

  • Share

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten akuza kundër dy personave, nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë, luftës së viteve 1998-1999.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se të dyshuarit, që u identifikuan me inicialet S.S., dhe M.S., akuzohen për “vrasje, keqtrajtime fizike dhe psikike dhe plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile”.

Prokuroria nuk dha ma shumë hollësi për rastin.

Mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë të tjerë llogariteshin të zhdukur në fund të luftës në Kosovë, e cila mori fund me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe.

Nëntë vjet pas luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore euro-perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi i mbështetur nga Moska. /VOA/

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?