Ish-drejtuesit e Juventusit

Prokuroria e Romës çon për gjykim ish-drejtuesit e Juventusit

18 Korrik, 13:59| Përditesimi: 18 Korrik, 14:01

  • Share

Prokuroria e Romës ka çuar për gjykim, pra duke bërë aktin formal që hap çështjen gjyqësore për ish-drejtuesit e Juventusit, pasi organi torinez i akuzës ka zhvilluar muaj të tërë hetimesh.

Tanimë me procesin penal do të përballen persona të rëndësishëm të klubit, duke nisur nga ish-presidenti i Juventusit Andrea Agnelli, ish- zëvendësi i tij Pavel Nedved, Fabio Paratici dhe Maurizio Arrivabene. Të gjithë përballen me akuza të ndryshme, të formuluara pas hetimit dhe më kryesoret janë falsifikim i operacioneve financiare, falsifikim i bilanceve dhe faturime fiktive.

Në veçanti në shënjestër të akuzës janë krijimi i plusvalencave fiktive dhe manovrat në lidhje me pagat e lojtarëve gjatë pandemisë së Covid, ku drejtuesit e Juventusit kanë kryer operacione fiktive duke krijuar të ardhura të paqena, në mënyrë që të paraqisnin bilance fiktive të klubit në organet kompetente financiare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?