Ilaria Sula, Mark Samson

Bota

Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për vrasësin e shqiptares Ilaria Sula! Babai i saj: Drejtësia të vihet në vend

18 Korrik, 19:44| Përditesimi: 18 Korrik, 19:49

  • Share

Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, studentes shqiptare, e cila u vra nga ish i dashuri e saj, Mark Antony Samson, në Itali vijon të kërkojë drejtësi për vajzën e tij.

Prokuroria e Romës ka kërkuar një gjykim të menjëhershëm për ish- të dashurin e vajzës së tij.

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time. Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, tha babai i saj.

I dashuri i shqiptares, 23-vjeçari filipinez vrau studenten shqiptare me një thikë dhe më pas mori trupin e saj dhe e hodhi në një zone të pyllëzuar. Prokurorët  e akuzojnë Samsonin për vrasje të qëllimshme si dhe fshehje trupi

I riu kishte përdorur edhe telefonin e 22-vjeçares për të bërë statuse në rrjetet sociale dhe më pas e kishte hedhur atë në një pusetë. Ishte pikërisht ky detaj, i cili ndihmoi policinë të gjente dhe arrestonte 23-vjecarin qe iu dha informacione autoriteteve se ku e kishte hedhur trupin e studentes shqiptare.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?