Pronësia e hotel 'Vollgës'/ Pushohen hetimet ndaj Emiliano Shullazit për pastrim parash, s'u gjetën prova

3 Shtator 2019, 13:09| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 17:51

  • Share

TIRANË- U hetuan për pastrim parash në rastin e kalimit të pronësisë për Hotel Vollgën në Durrës, prokuroria e Tiranës dhe gjykata pushojnë hetimin për Emiliano Shullazin dhe Ylvi Beqajn.

Vendimi për pushimin e hetimeve është marrë nga prokurori Erjon Imeraj ndërsa është miratuar edhe nga gjyqtari i hetimeve paraprake.

Në këtë procedim u hetuan edhe tre gjyqtar të dhomës civile në Durrës që u dyshuan se kundrejt shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit detyruan hipotekën në Durrës të regjistronte hotel “Vollgën” me pronar “Saudi Brother”. Edhe për gjyqtarët hetimet janë pushuar me argumentin se nga hetimet e kryera prokurori Erjon Imeraj s'ka arritur të mbledhë prova e fakte që vërtetojnë akuzat për pastrim parash, shpërdorim detyre e korrupsion.

Një pjesë e pronësisë mbi hotel “Vollgën” i ka kaluar Emiliano Shullazit ndërsa kjo pronësi u hetua nga prokuroria për pastrim parash, por asgjë s'u arrit të provohej duke sjellë për pasojë vendimin për pushimin e hetimeve. Shullazi aktualisht është në një përballje me drejtësinë në gjykatën e apelit pranë Krimeve të Rënda pasi më herët ai është dënuar nga shkalla e parë me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal drejtuar prej tij.

Ndërsa ai ka mohuar akuzat për gjobvënie, kërcënimin e rektorëve Dhori Kule, Mynyr Koni si dhe kërcënimin me jetë të biznesmenit Ylvi Beqaj, që prej kohësh ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pashuku: 03/09/2019 19:37

    Hajt se do i vije dita edhe kti se ka shum larg. Kan ngrejt ne ajer me tfort se ky e leje me kte

    Përgjigju
  • nori: 03/09/2019 18:07

    PO KY sikur e kishte kercenuar ate beqajn,,,per ti marre hotel vollgen,,shpejt keta prokurore e egjyqtare do I fshije vetingu ,,dhe ne burg do hyjne,,,paskan qene shume te korruptuar,,..//

    Përgjigju
  • Avokati: 03/09/2019 17:52

    Nuk keni asgje per tu habitur ne kete histori, kjo vetem pritej te konfirmohej nga gjykata. Perse? Qe ne zanafillen e ketij hetimi kemi nje perdorim politik te ngjarjes nga Sali Berisha dhe Adriatik Llalla. Pa u perfunduar hetimi u nxitua te behen konkluzione politike. Persa kohe politika do te dekonspiroje dhe instrumentalizoje hetimet nuk do te kemi rezultat hetimor. Keshtu qe Shullazi dhe te gjithe te tjeret qe do te perdoren nga politika si argument politik nuk do te qendrojne me ne burg.

    Përgjigju
  • Populli: 03/09/2019 17:22

    Se ka te gjat edhe ky shoket po ja vrasin per dit me mir mer burgim te perjtshem se Po dole Po te presin cunat me te bo kullojse makaronash

    Përgjigju
  • Proka: 03/09/2019 15:29

    Jo more ja kane falur se e kishin shoke te ngushte, ska larje parash,ska krim pra Emiljano(emer i mire) mbahet ne burg kot duhet te lirohet qe te lirohen dhe gjyqtaret nga shtresi i panevojshem. Lironi te gjithe kriminelet e me ne fund te shpallet Shqiperia zone pa krim. Ne jemi te ndershem vetem EU po na quan pa te drejte kriminele.

    Përgjigju
  • Albani: 03/09/2019 14:15

    "Agonia" e Gjyqsorit!!! !!! Nuk keni Shpetim! Faza 2 eshte Pasuria e vet-larguarve dhe te larguarve me shqelma...

    Përgjigju
    • Avokati: 04/09/2019 12:11

      Keni te drejte por drejtesia behet me prova.

    • Fadili: 03/09/2019 17:06

      Aty e ka venin krimineli. Sa njerez ka vrar. Shpejt do dalin. Spak ai do fundos keto krimil rruge dhe kriminel me pushtet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?