Ndue Gjergji

Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në Laç Ndue Gjergji! 18 apartamente, vilë, kazino dhe disa makina të përfituara nga trafiku i drogës

28 Korrik 2023, 12:06| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 12:23

  • Share

Rreth 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në 2020, Ndue Gjergji janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për Paulin Markun, i njohur edhe si Ndue Gjergji i vrarë në qershor të 2020 në Laç nga persona të maskuar me uniforma policie.

Me akuzën se këto pasuri janë të përfituara nga trafiku i drogës, janë sekuestruar 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 dyqane, 1 vilë dhe një licencë për transport udhëtarësh.

Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen nga dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.

Pasuritë e sekuestruara:

  1. 11 garazhe,
  2. 18 apartamente,
  3. 1 truall,
  4.  2 njësi,
  5. 1 vilë,
  6. licencë për transport udhëtarësh,
  7. 3 shoqëri aksionere,
  8. 1 kazino
  9. 9 automjete

Paulin Marku ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë fiksuan katër autorët, të maskuar dhe të veshur si police të cilët kanë lëvizur me një makinë tip 'Golf 5'.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoku: 28/07/2023 13:58

    Keshtu perfundojne keta bejne pasuri me gola e vrasje, dhjamosen pastaj vriten dhe ne fund I merret pasuria.

    Përgjigju
  • kurbin: 28/07/2023 13:15

    Spaku duhet te marr ne dor vrasjen e kti dhe te hetohet prokurori qe ka pas ne dor qeshtjen sepse asht komplet e manipolume se e din krejt laçi se aty ska shku njeri me vra kta dhe e din te gjith se autoret jan denu nga gjykata me presion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?