TIRANE- Një riekspertim i shkaqeve të zjarrit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë është kërkuar nga prokuroria e kryeqytetit për të përcaktuar qartë lidhjen mes cilësisë së punimeve dhe incidentit të 11 shkurtit është urdhëruar nga prokuroria e kryeqytetit.
Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se ekspertiza bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit si janë parashikuar dhe si janë kryer punimet.
Gjithashtu, janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknikë të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.
Vetëm një ditë më parë nisën punimet në Urgjencës e QSUT për rikonstruksionin dhe kthimin e saj në normalitet. Ministrja Koçiu tha në maj pritet vënia në shërbim të plotë për pacientët, ndërsa 30 mln lekë janë alokuar shtesë.
Ngjarja u shënua më 11 shkurt duke shkaktuar kolaps në repartin e urgjencave dhe detyruar pacientët të merrnin trajtim mjekësor në spitale të tjera.
Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që në fillim është dyshuar që lidhen me keqfunksionimin e baterive por pritet përfundimi i hetimeve nga Prokuroria e Tiranës.
Zjarri në urgjencën e QSUT-se që ra më 11 shkurt 2024 në katin -1 në Urgjencë, shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave. Organi i akuzës së kryeqytetit i nisi hetimet më 2 mars, duke sekuestruar edhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencës, një investim me vlerë rreth 17 milionë euro. Prej më shumë se 2 muajsh pacientët detyrohen të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalins Memorial të Fierit.
Leket i kane marre per kabllo te madhesise qe duheshin, por ne fakt i kane vene kabllo me madhesi tjeter me cmim me te lire, pjesen tjeter te lekeve i kane futur ne xhepat e tyre.
Përgjigju