Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e çiftit shqiptar që u kap duke trafikuar mbi 580 kg kokainë në Greqi. Bëhet fjalë për Arjan dhe Lutmira Xhafaj të cilët aktualisht janë të arrestuar në Greqi. Çifti dhe dy mbesat e tyre me origjinë shqiptare u vunë në pranga pasi u kapën me një sasi të madhe kokaine në Selanik. Mësohet se Arjan Xhafaj ishte kreu i grupit kriminal.
Në njoftimin e dhënë nga prokuroria e Fierit, bëhet me dije se çifti i bashkëshorteve dyshohet se kanë pastruar në vendin tonë të ardhurat e përfituara nga trafiku i drogës.
Konkretisht u janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:
- Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230, lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;
- Shuma monetare 40,000 Euro; dhe
- Automjet i markës “Volsëagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010.
ndodhen të arrestuar në Greqi. U janë sekuestruar një tokë truall, një ndërtesë dhe një makinë tip "Golf".
Kaq pasuri sa thoni ju kane edhe gabelat e korces, ne mos me shume
Përgjigju