Saimir Tahiri

Kronikë

Prokuroria 'flakë më flakë' me Tahirin, ankimon vendimin e gjykatës për rrëzimin e akuzave

4 Tetor 2019, 09:24| Përditesimi: 4 Tetor 2019, 09:44

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahriri. Një ditë edhe më parë edhe Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës, e cila e shpalli fajtor me akuzën për 'Shpërdorim detyre'.

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk është zbardhur ende vendimi, por ish-ministri paraqiti kërkesë për zënie të afatit të ankimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Ndaj Tahirit ranë të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri i Punëve të Brendshmë të dënohej me 12 vite heqje lirie. Pas dy vite hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri  duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg!

Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?