Gati 72 orë distancë nga publikimi i transkriptit të një përgjimi të supozuar audio me bisedat radio të Gardës gjatë ngjarjes tragjike të 21 janarit, prokuroria vazhdon të fle. Audio, të cilën deri tani nuk e dëgjuar asnjë autoritet investigativ, vazhdon të qarkullojë në duar të ndryshme pa asnjë kontroll as për origjinën e saj dhe as për autenticitetin. Të gjithë interesohen për të, përveç prokurorisë, e cila, që në momentin e parë që kur doli lajmi (pra 72 orë më parë) duhet të kishte marrë në administrim atë kasetë audio, pikërisht si provë. Bëhet fjalë për një mikrokasetë e një modeli që tashmë nuk përdoret prej shumë kohësh: kjo konfirmon dyshimin se ajo kasetë ka mbetur për 12 vite në ndonjë sirtar (apo xhep) të ndokujt, që ndoshta edhe kishte harruar se e kishte. Një kasetë e mbajtur sekrete deri më sot ndoshta me shpresën që të përdorej ndërkohë për ndonjë shantazh, por meqë askush nuk paguan për ta marrë (apo shkatërruar), tani u vendos që të bëhet publike me rastin e përvjetorit të vrasjeve.
Prokuroria duhet ta sekuestrojë për të kuptuar origjinën: Fakti që deri më tani askush nuk e ka transferuar nga mikrokaseta në një file modern dixhital, e përjashton faktin që ai dokument ruhej nga shërbime sekrete të huaja, siç po përpiqet të besohet. Eshtë më e ngashme të jetë arkivi shtëpiak i ndonjë gjobaxhiu. Pika e dytë që prokuroria duhet të zbulojë me urgjencë, është se çfarë përmban ekzaktësisht audio: nëse është i plotë apo i prerë, kujt i përkasin zërat dhe koha e regjistrimit. Të gjithë elementë deri më tani të panjohur. Të vetmet informacione të njohura janë zbardhjet e bëra publike në media, të cilat askush nuk është në gjëndje t’ikonfirmojë nëse janë autentike, të plota dhe të sakta.
Fakti që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë veprim për të sekuestruar kasetën, po i lejon Sali Berishës të rimarrë zanatin e tij të manipulimit të së vërtetës mbi 21 janarin që vazhdon prej 12 vitesh. ''Nuk mund të komentoj disa tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim dhe që su paraqit kurrë audio, por dëshmoj qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim'' deklaroi Berisha. Duke shfrytëzuar indiferencën e prokurorisë dhe cirkun politiko-mediatik që ka shpërthyer rreth atij transkripti, është e lehtë për këtë mjeshtër të manipulimeve të delegjitimojë edhe këtë document, i cili nëse trajtohet nga profesionistë dhe nëse verifikohet autenticiteti, ndoshta do të mund të kontribuojë për të hedhur më shumë dritë në dinamikën e saktë të asaj tragjedie.
Prokuroria fle mbi kasetën-audio, Berisha përfiton për të manipuluar sërish 21 janarin
Fakti që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë veprim për të sekuestruar kasetën, po i lejon Sali Berishës të rimarrë zanatin e tij të manipulimit të së vërtetës mbi 21 janarin që vazhdon prej 12 vitesh.
Redaksia
kur do na iki nga politika Sali Berisha! o zot cfare stresi i krijon njerezve. pse duhet te shqetesoje dhe irritoje popullin ! DREJTESIA ku eshte futur!!!
PërgjigjuKa shum te drejt se ka 30 vjet qe tall bythen me kete vend e gjemb ne kemb nuk i hyn. Kjo ma thot mendja s'ndodh as ne vendet afrikane e jo me ne mes te Europes. Eshte e kote svlejn as komentet. Nuk di cfar duhet me ber e te shkosh pas hekurave. Fukarai shkon ne burg per 1000 kw energji te pa paguar
PërgjigjuPrekuroria priste të fliste Saliu.Tashmë që foli Sb do kthehet në krah tjetër të krevatit të gjumit.Të gjithë e din se SPAK,PREKURORIA,GJYKATAT kan vdekur nga frika e Sb 92. -Ambasadorja që monitoron e financon DREJTËSIN E RE na mban me shpresë se SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ,GJK..po bëhen..kur të hipi magjari maje fikut..!
Përgjigju