Ministria e Arsimit ka mohuar lajmin e dhënë gjerësisht nga mediat italiane se Guvernatori i Sardenjas në Itali ka marrë në Shqipëri titullin ‘Honoris Causa’. Interesimit të Report Tv MAS u përgjigj se Christian Solinas nuk ka marrë asnjë titull nderi nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë.
“Përshëndetje! Pas verifikimeve të bëra nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, rezulton se Christian Solinas nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e stafit akademik të këtij universiteti. Gjithashtu sqarojmë se ky person nuk ka marrë asnjë titull nderi, përfshirë këtu edhe titullin “Doktor Honoris Causa””, thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Presidenti i Sardenjas dyshohet se u nderua në Tiranë me ‘Honoris Causa’ nga ‘Mjekësia’ në këmbim të një emërimi! Universiteti dhe Ministria e mohojnë
K.T./ReportTv.al