Prokuroria kërkon 18 vite burg për Balilin

8 Prill 2019, 14:04| Përditesimi: 8 Prill 2019, 17:08

  • Share

18 vite burg kërkoi prokurori Enendi Nakuci ndaj Klement Balilit ish zyrtarit të Patentave në qytetin e Sarandës.

Balili pas vetëdorëzimit kaloi në 6 seanca gjyqësore tek Krimet e Rënda ndërsa ky dënim i kërkuar për të u reduktua në 12 vite në përfundim të pretencës pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

I pranishëm në seancë Balili nuk dha asnjë koment për kërkesën e prokurorisë ndërsa avokati i tij ish kryeprokurori Theodhori Sollaku kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Sipas Sollakut ndaj Balilit uk ka prova që e faktojnë lidhjen e tij me 700 kg Canabis të kapura në Zakinthos të Greqisë për të cilën akuza thotë se është Canabis i trafikuar nën kordinimin e Klemend Balilit.

Por si u arrit në 18 vite burg në kërkesën e akuzës?

Krimet e Rënda, kërkuan shpalljen e fajshëm të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg, deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg, deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg. Në bashkim të këtyre dënimeve për 4 akuzat u kërkua 18 vite me gjykim të shkurtuar 12.

Seanca kur do të lexohen konkluzionet e mbrojtjes, u caktua në 23 prill, në orën 12:30 aty ku pritet të renditen pretendimet e avokatit Sollaku për pafajësinë e Klientit të tij.

Prej më shumë se dy vitesh Klement Balili i cilësuar nga media greke si “Escobari” Ballkani ndenjni në arrati për tu vetëdorëzuar pak javë më parë.

Në seancën e parë Balili kërkoi gjykimin e shkurtuar çka u pranua dhe pritet që në rast dënimi ti ul atij 1/3 e kohës që do të të qëndroj në qeli.

Ndërsa në një tjetër proces krimet e rënda pak ditë më parë kërkuan konfiskimin e pronave të familjes Balili, për të cilat ende nuk ka një vendim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 08/04/2019 16:45

    po pse ka vrar njerez ky qe i jepni 18 vjet turp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?