Prokuroria kërkon 'arrest me burg' për Altin Çokun! Në 2015 kërcënoi mjekun i mori 4 mijë euro! Ekspertiza: Ka tipare narciste

14 Shkurt, 15:05| Përditesimi: 14 Shkurt, 19:13

  • Share

Tirane- Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë për Altin Çokun duke kërkuar për të “arrest me burg” për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes ndaj 27 vjecares Sibela Abedini.

Seanca pritet te zhvillohet të enjten ne gjykatën Penale të Tiranës. Por 39 vjecari ka edhe precedente të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie".

Kallëzimi në atë kohë është bërë nga mjeku i tij psikiatër të cilit, Altin Çoku I kishte kërkuar disa herë para duke e kërceunuar në mënyrë verbale, por edhe duke i shkuar në zyrë. Sipas deklarimeve të atëhershme të mjekut ai kishte dhënë disa here para, duke kapur vlerën e 4000 mije eurove, por kërcënimet ishin të vazhdueshme  

Për këtë akuzë  në 18 maj 2015 është dënuar nga  shkalla e parë për krime të rënda me  2 vjet e 3 muaj burg,që  per shkak , të gjykimit të shkurtuar ka zbritur në 1 vit e 6 muaj burg .

Vendimi i dhënë nga Gjykata e shkallës së parë për Krime te Rënda është ankimuar nga i pandehuri dhe gjykata e Apelit e ka  konvertuar në atë kohe në shërbim prove për 5 vite.

Sipas vendimit i dënuari gjatë kësaj kohe duhet te mos frekuentonte  lokale që i shërbejnë pije alkolike  si dhe ti nënështrohej  një program trajnues  mjeksor apo rehabilitues  Por kundër këtij vendimi  ka qënë organi i akuzës, i cili e ka dërguar çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë duke kerkuar që Çoku të kthehej në burg.

Sipas prokurorisë  akti i ekspertimit psikiatriko ligjor ka rezultuar se  Altin Çoku  vuan nga Klofo Scolios deformants , isuficense  respiratore  si dhe prezanton tipare te personalitetit  narcistik.

Në kushte aktuale thuhej në akt eskpertim në 2015, nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjekësore pasi gjykimi dhe të menduarit e sjellja e tij janë brenda tipareve te tij të personalitetit duke prezantuar një model, mbi te cilin funksionon që prej adoleshences  dhe rinisë së hershme. Por edhe kjo kërkesë e prokurorit nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë, cka do të thotë që Çoku u denua me 5 vjet shërbim prove.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Vendimi i Kolegjit Penal të GJykatës së Lartë 2015, ku gjendet dhe akti i ekspertimit psikiatriko ligjor

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?