Prokuroria kërkon 'arrest me burg' për Julian Gjokën, mashtroi gazetaren! I kërkoi 8 mijë euro për punësim në Ministrinë e Energjisë

17 Korrik 2022, 10:29| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 11:41

  • Share

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest në burg’ për Julian Gjokën, i cili ka mashtruar një gazetare duke i premtuar punësim kundrejt 8 mijë euro në Ministrinë e Energjisë. Dy ditë më parë policia arrestoi Gjokën dhe shoqëroi gazetaren. Prokurori Bledar Valikaj ka urdhëruar lirimin e gazetares duke e konsideruar person te dëmtuar.

Nga hetimet ka rezultuar se gazetarja me Julian Gjokën janë njohur në fushatë elektorale në Vorë. Gjoka, 29 vjeç akuzohet për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Ai dyshohet se me anë të mashtrimit, dokumenteve të falsifikuara dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga dy persona V. Ç. dhe L. P., të cilave iu kishte premtuar se do t’i punësonte në institucione shtetërore.

Prokuroria po heton rolin e Gjokës nëse ka kryer të tjera mashtrime pasi rezulton se në bisedat telefonike flet edhe për tendera.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?