Kronikë

Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin e masakrës së Matit

24 Maj 2019, 18:12| Përditesimi: 25 Maj 2019, 15:57

  • Share

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Kujtim Koxhën, autor i masakrës së Matit i cili në tetor të vitit të kaluar vrau tre persona mes tyre 2 punëtorë të bashkisë Mat dhe bashkëfshatarin e tyre.

Seanca e radhës kur pritet te jepet vendimi per Koxhen do të mbahet në datën 3 qershor.

Personat që humbën jetën nga kjo ngjarje ishin Mentor Hoxha 35 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç si dhe Hamit Buci 38 vjeç, banor i fshatit Shëlli.

Autori kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin, ndërsa babai i një prej viktimave (Mentor Hoxhës) i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një dopio raki nga ana e tij.

Por pas debatit me punonjësit e bashkisë për një rrugë, shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar punonjësit që po konsumonin drekën.

Komento

Komente

  • Fredi: 24/05/2019 22:54

    Ligjet e shtetit më demokratik në botë, vetëm këta ligje venë rendin dhe harmoninë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?