Prokuroria mbyll hetimet për Edmond Përdodën, i akuzuar për vrasjen e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë! Dy javë më parë vëllai i tij u dënua me burgim të përjetshëm

14 Maj 2022, 09:31| Përditesimi: 14 Maj 2022, 11:53

  • Share

Dy javë pas dënimit me burgim të përjetshëm të Aleksander Përdodes, Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për të vëllain Edmond Përdoda edhe ky i akuzuar i përfshirë në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Njësisë Administrative të Kolshit.

Edhe ndaj Edmond Përdodes, prokuroria ka ngritur akuzat "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Armbajtje pa leje". Dosja penale është mbyllur dhe brenda pak ditësh organi i akuzës do ta dërgojë në gjykatë, ku do të hidhet në short për të nisur gjykimin paraprak. Pas gati vitesh në arrati, Edmond Përdoda u arrestua në muajin shkurt të këtij viti në banesen e tij në fshatin Lalm i Ri të Lezhës. Për prangosjen e Përdodës, krahas policisë së Lezhës ishin dhe Forcat RENEA.

Pas arrestimit ai pranoi autorësinë e vrasjes së dyfishtë, duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur armët e krimit, të cilat ishin groposur në mal pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa mohoi përfshirjen e të vëllait Aleksander Përdoda në këtë krim të dyfishtë, duke deklaruar se kishte vepruar i vetem. Por nga veprimet hetimore dhe provave të grumbulluara, prokruroria e Lezhës doli në konkluzionin se në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni janë përfshire të dy vëllezërit Përdoda, pavarësisht se Aleksander Përdoda i cili u dënua nga Gjykata e shkallës së parë në Lezhë me burgim të përjetshëm e ka mohuar në vazhdimësi përfshirjen e tij në këtë ngjarje dhe madje vendimi është ankimuar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Si ndodhi ngjarja

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit. Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur që kishin mbjellë kanabis në tokat e tyre. Pa pasur dijeni për atë se çfarë ndodhte në tokat e tyre në zonën e thellë malore, Aleksandër Përdoda dhe Edmond Përdoda, i kanë qëlluar me armë sapo dy shokët kanë zbuluar veprimtarinë e tij kriminale. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Preng Simonit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra. 

Ai i ka gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00 të datës 27 prill të vitit 2020, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës. Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, në 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kanë në fshatin Lalm i Vjetër. Pasi kanë ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat kanë vendosur të kthehen në Lezhë, por rrugës janë qëlluar befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda dhe vëllai i tij Edmond Përdoda. Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës së rrugës, Policisë i është dashur 60 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ndodheshin viktimat.

2 viktimat, Kol Murani dhe Preng Simoni

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?