Zëdhënësja e ‘Rithemelimit’ Floriana Garo ka udhëzuar mediat të mos bien pre e censurës për publikimin e hakërimit të sistemeve që patën një sulm kibernetik. Garo u shpreh se vendimi i prokurorisë vjen si shtysë e propagandës qeveritare. Ndër të tjera ajo u bëri thirrje mediave që të mediat të publikojnë të refuzojnë çdo përpjekje te regjimit për të vendosur censurën, që karakterizon regjimet moniste, si ky i Edi Ramës.
‘Pas shpartallimit të plotë, në një akt agresioni, nga hackerat iranianë, të të gjithë infrastrukturës dixhitale, dhe nxjerrës në treg të të gjithë teë dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të ‘shtetit të kashtës’ së Edi Ramës, Prokuroria e partisë, me urdhër policesk, ndalon mediat që të botojnë të dhënat e bëra publike anembanë.
Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt anti-kushtetues, policesk dhe banditesk të Edi Ramës. Kjo është një përpjekje e shëmtuar për të rikthyer censuren në Shqipëri.
Kjo vjen nga një qeveri që, e ka ngritur me kohë sektorin e agjitacion-propagandës, të marrë hua nga mëma e vet ideologjike, Partia e Punës.
Kjo vjen nga një qeveri që, ende e ka në sirtarë një projektligj që e quan anti-shpifje, por nuk është asgjë më pak se përpjekja për të heshtur median dhe kufizuar kundërshtarët politikë.
Reagimi i fuqishëm i të gjitha organizatave botërore të medias, nga Brukseli në Uashington e dëshmon këtë.
Kjo vjen nga një qeveri që i dhunon, i bullizon, i kufizon dhe i çon për riedukim gazetarët që guxojnë të bëjnë pyetje të papëlqyera për naltgjatësinë e tij që Enver Hoxhës i ka kopjuar jo vetëm huqet, por edhe kostumet.
Kjo vjen nga një qeveri që nxori në treg të dhënat personale të mbi 1 milion qytetarëve, numrat e ID-ve dhe pagat e tyre; Kjo vjen nga një qeveri që nxori në shesh target e shtetasve shqiptarë duke i dhënë një databazë të çmuar organizatave kriminale;
Kjo pra, është qeveria që e nisi e para ‘deklasifikimin’ nëpërmjet hakerimit, dhe kjo nuk erdhi nga Irani, por nga zyrtarët e saj.
Duhet të theksojmë se deri më sot nuk ka asnjë përgjegjës dhe asnjë të dënuar për këto akte të ‘terrorizmit të brendshëm’ kundër privatësisë së qytetarëve.
Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë per mediat, dhe iu bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, botuesve dhe blogerëve, të refuzojnë me guxim çdo përpjekje te regjimit për të vendosur censurën, që karakterizon regjimet moniste, si ky i Edi Ramës.
Ne jemi në krah të tyre.
U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë.
Opininit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare. Kjo nuk është një përpjekje për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por për të kyçur me 100 çelësa të palarat e kësaj qeverie, për zbardhjen e të cilave nuk mjaftojnë 30 gradët e lavatriçes së Belës.’- tha Garo.
Dy ditë më parë, prokuroria njoftoi se është vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi faqet qeveritare dhe sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Në rast shkelje të këtij vendimi, do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal.
Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe AMA i ka kërkuar mediave që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale dhe të mos publikojnë të dhënat që janë siguruar nga grupi i hakerave iranianë në sulmin kibernetik në faqet e institucioneve publike.
Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë, ndërsa rikthimi në normalitet i të gjitha shëbrimeve u bë pas 4 javësh. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.
O budallack e shkund ne cdo vend te botes kur kryen hetime ndalohen publikimet edhe ketu ne amerik i ndalon policia o injorante,po meso te flasesh se flet sikur je me oksigjen pastro zerin debile,ose thuaj plakut mere se ta pastron ai .
Përgjigju