Nenad rashiç

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj tetë personave, sulmuan djalin e politikanit serb

30 Dhjetor 2022, 11:51| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 11:57

  • Share

Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë ndaj tetë personave për rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb, Nenad Rashiç, Nikolla Rashiç e cila ka ndodhur më 22 shkurt të vitit të kaluar.

“Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve C. Z., L. K., B. Z., D. N.,M. J., D. R. dhe N. R., pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së, ndërsa ndaj të pandehurit M.R., për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 paragrafi 3, pika 3.2 lidhur me paragrafin 2, pika 2.5 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nga raportimet e Prokurorisë thuhet se Nikolla Rashiç ka pasur lëndime të rënda trupore pas goditjeve të fuqishme nga të akuzuarit.

“Sipas aktakuzës, më 22.02.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitic”, i pandehuri N.R., së bashku me të pandehurit e lartcekur (shokët e tij), pas disa provokimeve me fjalë të cilat i pranon nga një i mitur, për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake, i mituri fillimisht e shtynë të pandehurin N.R., ndërkaq ky i fundit e godet me grusht në fytyrë dhe në këtë mënyrë fillon rrahja në mes të dy grupeve të të pandehurve, ku si rezultat i rrahjes, i pandehuri N.R., pëson lëndime të rënda trupore, ku me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të KPRK-së.

Po ashtu, në datën, kohën dhe vendin e njëjtë, me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore gjatë rrahjes, me mjet të fortë dhe të përshtatshëm, i pandehuri M.R., e godet në fytyrë N.R., i cili si rezultat i goditjes ka pësuar lëndime të rënda trupore-me dëmtim të përhershëm të shëndetit, andaj, Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallet fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë”, thuhet në njoftim.

Për dhunën ndaj djalit të tij, ka folur vetë ministri Rashiç i cili tha se presionet, kërcënimet ndaj tij rezultuan me rrahjen e djalit të tij.

“Unë kam pranuar që duhet ta paguaj çmimin e ideologjisë që kam, por me të vërtetë unë nuk kam pritur që djali im duhet ta paguajnë çmimin kaq jornomal”, ka thënë Rashiq në “KALLXOPernime”.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?